Takim i Grupit Ndërinstitucional të Punës

Takim i Grupit Ndërinstitucional të Punës

Nesër, datë 06 Maj 2016, në orën 11:00, në ambjentet e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Grupi Ndërinstitucional i Punës së EITI Shqiptar do të mblidhet për të diskutuar rreth disa çështjeve të rëndësishme si:

  1. Termat e Referencës për përgatitjen e Raportit EITI 2015; Raporti EITI 2015 është raporti i shtatë EITI për Shqipërinë dhe pritet që të përgatitet dhe publikohet deri në fund të vitit 2016.
  2. Termat e Referencës për veprimtarinë e Grupit Ndërinstitucional të Punës; Këto Terma Reference përcaktojnë qëllimin dhe funksionimin e Grupit Ndërinstitucional te Punës (MSG) të formuar për të drejtuar dhe mbështetur Implementimin e Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI) në Shqipëri.
  1. Termat e Referencës për Konsulencë Ligjore Lokale dhe Ndërkombëtare; Kjo Konsulencë do të shërbejë për Shqyrtimin Ligjor dhe Rregullator të kuadrit legjislativ kombëtar shqiptar për të identifikuar pengesat/ ngadalësimet, në mbledhjen e të dhënave, për proçeset EITI, nga agjencitë shtetërore dhe operatorët, si dhe draft rekomandimet ligjore/rregullore referuar rregullimit të proçesit EITI në Shqipëri.

[su_slider source=”media: 3023,3022,3021,3020,3019,3018,3017″ limit=”7″ title=”no”]