02 Dhj Takim i Grupit Ndërinstitucional të Punës (MSG) – Prezantimi i Drejtuesit të ri të Sekretariatit Kombëtar EITI Z. Genci Tërpo dhe diskutimi mbi problematikat e lidhura me prioritetet e implementimit dhe aktivitetet EITI
Në datë 2 Dhjetor 2019, në ambjentet e Sekretariatit Kombëtar EITI, prezantohet me anëtarët e MSG, Drejtuesi i ri i Sekretariatit Kombëtar EITI, Z. Genci Tërpo.
Në fjalën e tij, Z. Tërpo fillimisht falenderoi për pjesëmarrjen dhe shprehu besimin se me përvojën profesionale që kanë anëtarët e MSG-së do të arrihet realizimi i objektivave për çështjet komplekse ku gjendet momentalisht Sekretariati Kombëtar EITI.
Z. Tërpo, vuri theksin veçanërisht tek roli parësor që MSG dhe Sekretariati Kombëtar EITI duhet të kenë për përfundimin e fazës së negociatave me kompaninë e listuar e para nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave për përzgjedhjen e Administratorit të Pavaruar si dhe nisja e proçedurave të disbursimit të fondit të grandit të Bankës Botërore që është në dispozicion.
Edhe pse aktualisht gjendemi në limitet e kohës, si titullar i këtij institucioni, Z. Tërpo shprehu gadishmërinë e tij dhe ftoi të gjithë anëtarët, në thellimin e urave të bashkëpunimit Institucional që Shqipëria të vijojë me tej me implementimin e Standartit EITI.
Znj. Anila Hajnaj, gjithashtu ngriti shqetësimin e grupimit të Shoqërisë Civile mbi situatën e krijuar dhe se Validimi i ardhshëm duhet të na gjej me objektivat e realizuara për të shmangur çdo penalizim të mundshëm.
Gjatë takimit, Znj. Deda, Koordinatore në Sekretariatin Kombëtar EITI nënvizoi se po shpresohet që zyra qëndrore në Oslo të shtyjë afatin dhe të marrë në konsideratë hapat që po ndiqen në përshpejtimin e realizimit të Raportit EITI 2017-2018 si dhe implementimin e Pronarëve Përfitues (Beneficial Ownership).