22 Qer Takim i EITI Ndërkombëtar, MSG dhe Sekretariatit EITI në funksion të procesit të Validimit
Për të siguruar zbatimin efikas të Validimit të tretë ndërkombëtar të aktivitetit EITI në Shqipëri, në 22 Qershor 2021, u mbajt një takim i përfaqësuesve të EITI Ndërkombëtar, Grupit Ndërinstitucional të Punës (MSG) dhe Sekretariatit Kombëtar. Takimi fokusohej mbi Kërkesat 2 dhe 3 të Standartit EITI.
Në fjalën e tij, z. Ilir Betja, Kryetar i MSG garantoi se nga ana e MSG dhe Sekretariatit është parë si detyrë parësore publikimi në Raportet EITI, i kuadrit ligjor dhe institucional, duke përfshirë alokimin e kontratave dhe licencave si dhe informacionin në lidhje me kërkimin dhe prodhimin duke i mundësuar palëve të interesit të kuptojnë potencialin në sektorin nxjerrës.
Pjesëmarrësit patën diskutime të hollësishme rreth mënyrës së përparimit në një sërë çështjesh.