Takim i Bordit Shqipëtar EITI në Bulqizë

Takim i Bordit Shqipëtar EITI në Bulqizë

Sekretariati Shqiptar EITI në bashkëpunim me AlbChrome organizuan në 15 Dhjetor 2016, në qytetin e Bulqizës takimin e rradhës të Bordit Shqipëtar EITI.
Objektivi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit mes kompanive operuese në vend dhe Sekretariatit EITI. Takimi i Bordit EITI nisi me një prezantimin nga përfaqësues të Albchrome z. Medat Zogu, Inxhinier Projekti, Z. Petrit Cara, Shefi Prodhimit, Z. Bardhyl Rama, Kryeinxhinier dhe Z. Fredi Perkola, Shef i Burimeve Njerëzore, të cilët shpjeguan proçesin e detajuar të punës në kompaninë AlbChrome. Më pas Bordi EITI u shoqërua në një vizitë në Qëndrën e Drejtimit dhe Kantierin e Minierës Albchrome ku vëzhguan nga afër terrenin e punës.
Në takimin e Bordit EITI, pati diskutime rreth Beneficial Ownership dhe Raportit EITI 2015 që pritet të publikohet në fund të muajit Dhjetor 2016.

[su_slider source=”media: 4288,4289″ limit=”24″ width=”900″ height=”900″ title=”no”]