02 Kor Studimi i UNICEF-it: Femijet dhe Sektori Minerar
Pas publikimit të Drejtave të Fëmijëve dhe të Parimeve të Biznesit (Parimet) në vitin 2012, UNICEF ka punuar për të rritur ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të rinjve si aktorët kryesorë të biznesit dhe është angazhuar në aktivitete për të kuptuar më mirë se si parimet duhet të zbatohen në sektorë të ndryshëm.
Në mbështetje të këtyre qëllimeve studimi pilot i UNICEF në industrinë nxjerrëse, në sektorin e minierave në 2014 është projektuar për të të inkurajuar dhe lehtësuar integrimin e të drejtave të fëmijëve, në shkallën e duhur të të drejtat e njeriut në kompanitë që operojnë në industrinë nxjerrëse.
Projekti ka për qëllim të:
- Identifikoj dhe analizoj rrugët në të cilat aktiviteti i sektorit minerar ndikon mbi të drejtat e fëmijëve.
- Shpjegoj se si kompanitë në sektorin e minierave janë duke menaxhuar ndikimet e tyre mbi fëmijët.
- Zhvilloj ekspertizën dhe përvojën e UNICEF-it për t’ë angazhuar kompanitë nxjerrëse në të drejtat e fëmijëve.
- Siguroj rekomandime për sektorin e minierave në përmirësimin e identifikimit dhe menaxhimit të ndikimeve të tyre në të drejtat e fëmijëve.
- Ofroj rekomandime mbi mënyrën se si UNICEF-i mund angazhohet në mënyrën më të mirë dhe më strategjike në sektorin e minierave në çështjet që prekin fëmijët.
Fëmijët janë më të prekshëm nga ndikimet e minierave në shkallë të gjerë se sa të rriturit, sidomos fëmijët nga lindja deri në të moshën 5 vjec, kur ata përjetojnë zhvillimin e hershëm fizik. Ekspozimi ndaj mbetjeve kimike, për shembull, mund të jetë më serioze për një fëmijë se sa një të rritur dhe mund të ketë ndikime gjatë gjithë jetës së tyre. Në kontekstin e fëmijëve që jetojnë në afërsi të operacioneve minerare, disa nga shqetësimet janë:• Siguria e mjeteve të jetesës dhe aftësia për të përfituar nga trashëgimia• Aksesi në shërbimet arsimore dhe shëndetësore• Mbrojtja nga shfrytëzimi seksual dhe ekonomik• Mbrojtja nga ekspozimi ndaj materialeve të dëmshme të mbeturinave• Mjedisi i sigurt për të jetuar Studimet tregojnë se sektori i minierave në shkallë të gjerë mund të ketë ndikime mbi fëmijët gjatë gjithë ciklit të jetës së një miniere. Ndikimet e mundshme të drejtpërdrejta dhe të tërthorta negative të aktivitetit minerar në shtatë fusha janë:(1) konflikti; (2) e drejta e përdorimit dhe të blerjes të tokës,; (3) migrimi; (4) mjedisi; (5) punësimi; (6) mbrojtja dhe siguria; dhe (7) minierat artizane
Raportin e plotë e gjeni në linkun: http://www.unicef.org/csr/files/UNICEF_REPORT_ON_CHILD_RIGHTS_AND_THE_MINING_SECTOR_APRIL_27.pdf