02 Kor Studim mbi Naftën dhe Gazin UNICEF EXTRACTIVE PILOT
Në vitin 2012, UNICEF, United Nations Global Compact dhe Save the Children publikuan “Të drejtat e Fëmijëve dhe Parimet e Bisnesit” e cila u përgatit bazuar mbi Parimet Udhëzuese të Kombeve të Bashkuara të të drejtave të njeriut dhe Biznesit si dhe mbi Konventën e të Drejtavetë Fëmijës dhe e lidhur me “International LabourOrganizationConvention.”
Parimet ofrojnë udhëzime të plota për kompanitë në rangun e veprimeve që ata mund të marrin në respekt dhe mbështetjen e të drejtave të fëmijëve, për të parandaluar dhe për të adresuar rreziqet për fëmijët nga aktivitetet e tyre, dhe maksimizuar ndikimin pozitiv të biznesit në vendin e punës dhe komunitetit.
Pas publikimi, Parimet kanë rritur vetëdijen kritike të fëmijëve dhe të të rinjve si aktorët thelbësorë të biznesit, dhe UNICEF-i është angazhuar në aktivitete për të kuptuar më mirë se si këto Parime duhet të aplikohen në sektorë të ndryshëm. Në mbështetje të këtij qëllimi, UNICEF Extractive Pilot 2014: Oil and Gas Scoping Study përfshin tre objektiva kryesore:
- Përcaktimin e ndikimeve aktuale të sektorit të naftës dhe gazit mbi të drejtat e fëmijëve.
- Kuptueshmërinë se si kompanitë në këtë sektor janë duke i menaxhuar këto ndikime.
- Përkufizimin se si UNICEF mund të angazhohet më mirë me sektorin e naftës dhe gazit
Duke u siguruar se burimet e naftës dhe të gazit janë përdorur për të krijuar prosperitet më të madh për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshmem është kryesisht roli i qeverisë, veçanërisht nëpërmjet politikave efektive të taksave dhe investimi i qëndrueshëm të të ardhurave në zhvillimin shoqëror. Kompanitë mund ta mbështesin këtë objektiv nëpërmjet transparencës, pagesa të plota e të ardhurave burimore në shtet; duke siguruar punësim dhe duke bërë investime sociale; dhe përmes parandalimit dhe menaxhimit të impakteve negative sociale dhe mjedisore. Rolet e qeverisë dhe kompanive janë të ndërlidhura dhe plotësuese. Të dyja palët duhet të punojnë së bashku për të siguruar që nxjerrja e burimeve natyrore nuk rezulton në një paqëndrueshmëri ekonomike, konflikt social ose dëme mjedisore. Angazhimi shumëpalësh i udhëhequr nga qeveria dhe mbështetur nga kompanitë dhe shoqëria civile është jetike për zhvillimin e pasurisë natyrore kombëtare. Studimi ofron rekomandime për mënyrën se si industria e naftës dhe gazit mund të mbështesë interesat më të mira të fëmijëve, e ndjekur nga rekomandimet për mënyrën se si UNICEF mund të mbështesë kompanitë dhe qeverinë për të siguruar që të drejtat e fëmijëve janë të mbrojtura mirë.
Raportin e plotë e gjeni në linkun: http://www.unicef.org/csr/files/Oil_and_Gas_Scoping_Paper_19012015.pdf