Standarti i ri EITI kërkon zbatimin e tij ne vitin 2014

Standarti i ri EITI kërkon zbatimin e tij ne vitin 2014

Standarti i ri EITI kërkon zbatimin e tij ne vitin 2014Standarti EITI eshte permiresuar dhe rregulla te reja jane vendosur ne Konferencen e 6-te Globale EITI ne Sidnej ne 22 – 24 Maj 2013. Puna, eksperienca dhe rezultatet e deritanishme EITI kane evoluar drejt standardit te ri EITI 2013, i cili eshte miratuar dhe tashme kërkon zbatimin qe prej fillimit te vitit 2014.

Sekretariati Nderkombetar EITI dhe Banka Boterore per kete qellim ka organizuar disa workshop-e ne vende te ndryshme per te vlerësuar por edhe per te diskutuar e ndihmuar ne zbatimin e rregullave te reja ne vendet anetare dhe kandidate EITI. Shqiperia, si anetare me te drejta te plota ne EITI, eshte ftuar dhe ka marre pjese ne workshop-in perkates ne Astana, Kazakistan prej dates 7- 9 Tetor 201
3. Nje grup specialistesh dhe perfaqesuesish nga Grupi punes ( MSG ), Shoqeria civile dhe nga Sekretariati ALBEITI kane ndjekur punimet e këtij workshopi duke diskutuar dhe trajtuar eksperiencen e përfituar deri tani ne Shqiperi, duke mesuar dhe shkëmbyer eksperiencen me vendet e tjera pjesemarrese.

Cfare kërkon cdo vend dhe aktoret perfshires ne kete nisme nga EITI – evidentojne bazen per punen e  mëtejshme dhe përcaktimin e objektivave te punes dhe programeve ne vijim, programe te cilat kërkohet te analizohen per realizimet ne afatet e caktuara dhe rishikohen per ti permiresohen ato vazhdimisht.

Plani i punes EITI vitit 2014 do te jete materiali ku kërkesat dhe rregullat e reja do te jene te përfshira me qellim ndjekjen dhe monitorimin e vazhdueshem  nga Grupi Punes ( MSG ) dhe Sekretariati EITI per cdo vend te perfshire ne nismen EITI. Rendesi te veçante i eshte kushtuar diskutimit ne workshop te te dhenave EITI, analizes dhe publicitetit te tyre si dhe formave te punes per te nxitur debatin e diskutimin publik  te ketyre te dhenave apo konkluzioneve te dala per to me forma dhe mjete publicitare ne te gjitha nivelet dhe zonat, vecanerisht ne ato te industrise nxjerrëse.

Raportimi vjetor EITI mbetet nje aspekt i veçante dhe i rendesishem ne praktiken e punes, i cili pasqyron vec te tjerave realizimet e te ardhurave te derdhura nga kompanite ne shtet dhe marrjen e tyre nga shteti, miremenaxhimin e te ardhurave per zonat e industrise nxjerrëse, ndikimin ne rritjen e investimeve ne sektorin e industrise nxjerrëse, rritjen e punësimit, uljen e varferise etj.

Pjesemarresit ne workshop morren pjese ne konferencen kombetare te EITI Kazakistan, e cila  pasyroi nje eksperience te pasur dhe te mire realizuar ne marredhenjet shtet – shoqeri civile – grupe interesi.

Puna e MSG dhe Sekretariatit ne vijim eshte ta shpendaje eksperiencen, mesimet dhe zbatimet e përfituara ne kete workshop tek institucionet pjesemarrese ne nismen EITI, tek specialistet dhe sa me gjere ne zonat e industrise nxjerrëse.