25 Shk Standarti EITI 2016: Nga raportet tek rezultatet
Ky artikull u publikua fillimisht në faqen e internetit të Sekretariatit Ndërkombëtar EITI (eiti.org)
E Martë 23 Shkurt – Bordi i EITI miratoiStandartin EITI 2016, i cili hyn në fuqi menjëherë.
”Standarti EITI 2016 inkurajon vendet që të vënë përdorim sistemet ekzistuese të raportimit përmbledhjen e të dhënave EITI dhe të bëjnë transparente rezultatet në burim, në vend që të dublikojnë këtë veprim përmes raportimit EITI. Unë jam ebindur se kjo do të bëjë të dhënat EITI më shumë koherente, të besueshme dhe të dobishme, dhe proçesin EITI më efektiv dhe efikas “, tha Drejtuesja e EITI Clare Short.
Vendet që kanë sisteme të fuqishme do të jenë në gjendje tani të vendosin transparencën në portalet qeveritare, faqet web dhe sistemet në vend që të riprodhojnë të dhënat në raportimin EITI. Kjo do të bëjë implementimin më të qëndrueshëm dhe të rrisë pronësinë e qeverisë. Në këto vende, Raportet EITI do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në analizimin dhe komunikimin e të dhënave për publikun e gjerë.
Identifikimi i zotëruesve të kompanive
Aspekti më novator i Standartit EITI 2016 është publikimi i identitetit i atyre që zotërojnë dhe marrin fitime nga aktivitetet nxjerrëse. Të gjitha vendet duhet të sigurojnë që kompanitë që konkurrojnë për të, operuar ose për të investuar në projekte në industrinë nxjerrëse, duhet të deklarojnë cilët janë pronarët e tyre përfitues. Kërkesa do të hyjë në fuqimë 1 Janar 2020, duke i dhënë kështu vendeve kohë për të ndërmarrë përgatitjet e nevojshme.
“Informacioni mbi pronësinë përfituese i mundësoi Nigerianëve që të ekspozojnë korrupsionin dhe nepotizmin në proçesin e blerjes. Përveç kërkesës drejtuar kompanive për të publikuar vullnetarisht informacionin mbi strukturën e tyre të pronësisë, duke përfshirë çdo person të ekspozuar politikisht, më tej EITI Nigerika vënë gjithashtu në fuqi një mekanizëm që do të mundësonte zbulimin e pronësisë së puseve, liçensave, qiradhënësitd dhe kompanive që ofertojnë për kontratat e industrisë nxjerrëse. Me pak fjalë, zbulimi i pronësisë në sektorin nxjerrës në Nigeri filloi të prek aty ku dhemb”, tha Sekretariati EITI Nigeri në lidhje me kërkesat e reja të pronësisë së dobishme.
Duke bërë të mundur progresin e vazhdueshëm
Mekanizmi i sigurimit të cilësisë EITI, Validimi, i cili kontrollon nëse vendet po respektojnë Kërkesat EITI, gjithashtu është rishikuar në Standartin EITI 2016.
Edhe pse pragu për arritjen e përputhshmërisë nuk kandryshuar, vlerësimi do të marrë parasysh në një masë më të madhe diversitetin në vendet anëtare implementuese, të njohin përpjekjet për të shkuar përtej kërkesave minimale dhe stimulimi në përmirësimeve të vazhdueshme në implementim.
Ndryshime të tjera në Standardin EITI përfshijnë një fokus më të madh në zbatimin e rekomandimeve të raporteve EITI nga qeveritë dhe grupet ndërinstitucionale të punës (MSG) në mënyrë që të ndërmerren reformat e nevojshme në menaxhimin e sektorit. Standarti EITI 2016 gjithashtu përfshin edhe disa rishikime të tjera të vogla që kanë për qëllim sqarimin e paqartësive dhe adresimin e mospërputhjeve.
Për Standartin EITI 2016 klikoni këtu.