Shqiperia publikon raportin EITI per vitin 2011

Shqiperia publikon raportin EITI per vitin 2011

Shqiperia publikon raportin e saj EITI per vitin 2011. Ky raport permbledh informacion mbi rakordimin e te ardhurave fiskale dhe jo fiskale nga industria nxjerrese ne Shqiperi si pjese e implementimit te Nismes per Transparence ne Industrine Nxjerrese (EITI) ne Shqiperi. Ne kete kuader, kompanite dhe qeveria Shqiptare, perkatesisht kane raportuar pagesat dhe te ardhurat nga industria nxjerrese per renten minerare, tatimin mbi fitimin, ndarjen mbi prodhimin naftes, bonuset e nenshkrimit dhe pagesa te tjera te lidhura me industrine nxjerrese. Per me shume ky raport perfshin te ardhurat e rakorduara, te mbledhura nga kompania shteterore Albpetrol, ne lidhje me kompanite nen administrimin e tij dhe te ardhurat qe Albpetrol kontribuon ne buxhetin e shtetit.

Ky eshte raporti i trete qe publikohet nga Nisma per Transparence dhe perfshin pagesat dhe te ardhurat gjate vitit 2011. Dy raportet e tjere jane publikuar me heret, perkatesisht per vitet 2009 dhe 2010.

67 kompani nxjerrese dhe 7 institucione shteterore jane perfshire ne kete proces rakordimi.

Raporti EITI 2011 eshte pergatitur referuar standartit te ri EITI 2013.

Raporti ka prodhuar te dhena te disagreguara per cdo kompani dhe per cdo burim te ardhurash.

Raporti EITI 2011 u prodhua nga administratori I pavarur duke perdorur Standartin Nderkombetar të Auditimit të aplikueshme ndaj shërbimeve të këtij lloji (ISRS) 4400: “Angazhime per te vijuar sipas proçedurave të rëna dakord ne lidhje me informacionin financiar”.

Ky raport u rakordua nga Deloitte Albania.