23 Dhj Shqipëria publikon raportin EITI 2013-2014
Shqipëria është një ndër 49 vëndet anëtare të Nismës për Transparencë në industrinë nxjerrëse.
Në zbatim të kësaj nisme Qeveria e Shqipërisë publikon këtë raport informues mbi aktivitetin e nxjerrjes së naftës, gazit dhe mineraleve, kontributin e kësaj industrie në Buxhetin e Shtetit dhe përdorimin e të ardhurave që vjel Shteti nga kjo industri me qëllim promovimin e transparencës për të parandaluar korrupsionin, si dhe sensibilizimin e qytetarëve për të kërkuar përdorimin e drejtë të të ardhurave nga shfrytëzimi i burimeve natyrore në vend.
Raporti i EITI per vitet 2013 dhe 2014 ofron një pasqyrë të sektorit të naftës dhe gazit, sektorit minerar dhe sektorit të hidroenergjisë dhe rakordimin e flukseve kryesore të paguara nga i liçensuari dhe të mbledhura nga agjensitë qeveritare në këta sektorë.
Bazuar në të dhënat e raportuara nga AKBN dhe ERE, prodhimi i gjeneruar nga këta sektorë është vlerësuar në 777 milionë USD për vitin 2013 dhe 815 milionë USD për vitin 2014. Ndërsa kontributi i tij në Buxhetin e Kombëtar ishte 3.9% i të ardhurave të regjistruara në Buxhetin Kombëtar në vitin 2013 dhe 3.5% në vitin 2014.
Kontributi i industrisë nxjerrëse në punësimin total në vend është pothuajëse i papërfillshëm. AKBN raporton se kompanitë e liçensuara në sektorët e naftës, gazit dhe minerar, kanë punësuar në total më pak se 1% të totalit të fuqisë punëtore të regjistruar në vend në vitin 2013 dhe 2014.
Nafta e papërpunuar përbën rreth 67% të prodhimit të përgjithshëm për të dy vitet. Përafërsisht 87% e naftës së prodhuar është nxjerrë nga fushat e naftës në Patos-Marinëz. Kapitulli 2 ofron një pasqyrë të ligjeve dhe rregulloreve, regjimit fiskal, eksplorimit dhe aktiviteteve prodhuese për të tre sektorët.
Përzgjedhja e shoqërive raportuese
Të gjitha shoqëritë që operonin një liçensë në kërkim-zbulim për naftën, gazin dhe mineralet dhe një liçensë prodhimi në naftë dhe gaz, u përzgjodhën të raportonin pagesat sipas Standartit EITI. Kështu, fluksi i parasë së rakorduar për sektorin e naftës dhe gazit përfaqëson 100% të fluksit të parasë kontribuar në total nga ky sektor për llojet të ardhurave përfshirë në këtë rakordim.
Për shkak të numrit të madh të shoqërive prodhuese me shkallë të vogël aktiviteti në sektorin minerar dhe të hidroenergjisë, u aplikuan kritere të caktuara materialiteti ndaj xhiros dhe prodhimit vjetor me qëllim përzgjdhjen e prodhuesve më të mëdhenj.
Përzgjedhja rezultoi me 82 shoqëri minerare për vitin 2013, të cilat bazuar në të dhënat e AKBN, përbënin 85% të vlerës së prodhimit dhe 100 shoqëri minerare për vitin 2014, të cilat përbënin 87% të vlerës së prodhimit.
Në sektorin e hidroenergjisë, MSG zgjodhi të raportonin 10 prodhuesit më të mëdhenj dhe 5 investimet më të mëdha në fazën e para-prodhimit.
Deri në datën e këtij Raporti, flukset monetare u rakorduan në vlerën 99% të flukseve monetare të raportuara nga I liçensuari dhe Qeveria apo të liçensuarit.
Seksioni 5 dhe 6 paraqesin rakordimin në nivel të detajuar.
Rakordimi kompani për kompani është paraqitur në shtojcat e këtij raporti.