Shqiperia publikon raportin EITI 2012

Shqiperia publikon raportin EITI 2012

Parathënie

EITI Shqiptar, si pjesë e nismës globale për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse dhe në emër të Qeverisë Shqiptare, ka publikuar raportin e 4-të EITI për Shqipërinë në nxjerrjen e naftës, gazit dhe minierave, kontributit të kësaj industrie në buxhetin e shtetit, si dhe shpërndarjen dhe shpenzimin e këtyre të ardhurave me qëllimin përfundimtar të promovimit të transparencës në mënyrë që të parandalohet korrupsioni, dhe rritjen e ndërgjegjësimit tek qytetarët, në mënyrë që ti kërkojnë qeverisë së tyre përdorimin e duhur të të ardhurave fiskale dhe jo fiskale të gjeneruara nga eksplorimi dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore në Shqipëri.

Raporti është përgatitur nga një Administrator i Pavarur, përfaqësuar për të dytin vit radhazi nga Deloitte Albania. Ky është raporti i dytë për Shqipërinë i lëshuar sipas Standartit te Ri EITI.

1. Vështrim mbi Industrinë Nxjerrese

AKBN raportoi prodhimin total të naftës dhe mineraleve të tjera në shumën 65.8 miliard Lek në vitin 2012 dhe 70.7 milard Lek në vitin 2011.

Nafta zinte 76% të prodhimit total në vitin 2012 dhe 68% në vitin 2011.

Rreth 85% e naftës u prodhua nga puset në Patos-Marinëz.

Prodhimi i kromit zinte rreth 62% të prodhimit minerar në 2012 dhe 66% në 2011.

Rreth 58% e kromit në vitin 2012 dhe 70% e kromit në vitin 2011 u prodhua në rrethin e Bulqizës.

Sipas INSTAT, prodhimi nga industria nxjerrëse e naftës, gazit dhe mineraleve përbente rreth 5.6% të prodhimit të brendshëm bruto në vitin 2012 dhe 4.3% në vitin 2011.

Kontributi i industrisë nxjerrëse në punësim mbetet modest. Sipas AKBN, shoqëritë e liçensuara në nxjerrjen e naftës, gazit dhe mineraleve e tjera punësojnë së bashku më pak se 1% të totalit të të punësuarve në vend.

 figura raporti 2012 shqip

Figura 1 më sipër paraqet një pamje të përgjithshme të flukseve të parasë gjeneruar nga industria nxjerrëse dhe shpërndarjen e tyre ndërmjet Buxhetit të Shtetit dhe shoqërisë Albpetrol.

Të ardhurat e gjeneruara nga industria nxjerrëse nga ndarja e prodhimit të naftës, renta minerare, tatimi mbi fitimin dhe bonuset e nënshkrimit) janë në total 11,860 milion Lek. Këto të ardhura përfshijnë prodhimin e naftës dhe bonuset në vlerën 5,415 milion Lek mbledhur nga Albpetrol për liçensat e prodhimit nën administrimin e tij. Albpetrol, si shoqëri e liçensuar, derdhi në Buxhetin e Shtetit rentën minerare, tatimin mbi fitimin dhe dividentin në shumën 1,901 milion Lek në total.

Pagesat në shumën 8,346 milion Lek ose 70% e flukseve totale të parasë gjeneruar nga industria nxjerrëse, janë regjistruar në Buxhetin e Shtetit. Këto pagesa kontribuan me 2.5% në totalin e të ardhurave të Buxhetit të Shtetit në vitin 2012 (2011: 1.8%). Sektori privat i naftës dhe gazit gjeneroi pjesën më të madhe të kontributit në Buxhetin e Shtetit në vlerën 5,180 milion Lek ose 62% e pagesave ndaj Buxhetit të Shtetit nga industria nxjerrëse. Albpetrol dhe sektori minerar gjeneruan përkatësisht 23% dhe 15% të këtij kontributi.

Në vitin 2012, pagesat e kryera ndaj Albpetrol nga shoqëritë e naftës dhe gazit në përputhje me marrëveshjet hidrokarbure ishin 5,415 milion Lek (2011: 3.5 miliardë Lek). Nëse këto pagesa do të ishin regjistruar direkt në Buxhetin e Shtetit, kontributi i industrisë nxjerrëse në Buxhet do të ishte përkatësisht 4.1% në vitin 2012 dhe 2.9% në vitin 2011.

2. Rakordimi për vitin 2012

Përzgjedhja e shoqërive raportuese

Të gjitha shoqëritë që operonin një liçensë në kërkim-zbulim për naftën, gazin dhe mineralet dhe një liçensë prodhimi në naftë dhe gaz, u përzgjodhën të raportonin pagesat sipas Standartit EITI. Kështu, fluksi i parasë së rakorduar për  sektorin e naftës dhe gazit përfaqëson 100% të fluksit të parasë kontribuar në total nga ky sektor për llojet të ardhurave përsfshirë në këtë rakordim.

Për shkak të numrit të madh të shoqërive prodhuese me shkallë të vogël aktiviteti, në sektorin minerar u aplikuan kritere të caktuara materialiteti ndaj xhiros dhe prodhimit vjetor me qëllim përzgjdhjen e prodhuesve më të mëdhenj.  Përzgjedhja rezultoi me 69 shoqëri minerare, të cilat bazuar në të dhënat e AKBN, përbënin 77.1% të vlerës së prodhimit.

Numri total i të liçensuarve të përzgjedhur për proçesin e rakordimit ishte 78, dhe përshinte nga 8 shoqëri nafte, Albpetrol dhe 69 shoqëri minerare. Në datën e këtij raporti, 74 nga 78 të liçensuar raportuan gjithsej pagesat e kryera ndaj Shtetit dhe shoqërisë Albpetrol sipas tipeve të kërkuara të të ardhurave.

Institucionet shtetërore që morën pjesë në këtë proçes rakordimi ishin: Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, AKBN, SHGJSH.

Deri në datën e këtij Raporti flukset e parasë u rakorduan në 99% e flukseve të raportuara nga të liçensuarit dhe Shteti ose or të liçensuarit dhe Albpetrol.

Lexo Raportin e plote…