12 Shk Shoqëria Civile, roli i saj në Transparencën e Industrisë Nxjerrëse
Në datat 11-12 Shkurt 2019 Sekretariati Kombëtar EITI mori pjesë në Workshop-in me temë “Shoqëria Civile, roli i saj në Transparencën e Industrisë Nxjerrëse”, të organizuar në Tiranë nga Qëndra Shqiptare për Zhvillimin dhe Integrim (pjesë e MSG – EITI), në bashkëpunim me Sekretariatin Zviceran të Shtetit për Çështje Ekonomike, SECO, Ambasadën Zviceriane në Tiranë.
Drejtuesi i Sekretariatit Kombëtar EITI, z. Ardit Kamberi, në fjalën që mbajti në event vlerësoi rolin e Shoqërisë civile si esencial në promovimin e Transparencës në Industrisë Nxjerrëse, në funksion të nxitjes së debatit publik për mirëadministrimin e burimeve natyrore dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në vend.
Gjatë prezantimeve në Workshop z. Lluka Gjergo, Koordinator pranë Sekretariatit EITI, bëri një raportim të detajuar të Parimeve të proçesit të Transparencës dhe Kërkesave të Standartit Ndërkombëtar EITI.
Në event nga ana e përfaqësuesve të Qëndrës Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim, si dhe diskutantëve të tjerë përfaqësues të OSHC dhe medias, u prezantuan tematika me fokus në: Programi i involvimit të Shoqërisë Civile në proçesin e Shfrytëzimit të burimeve Natyrore si dhe në aktivitetin EITI në Shqipëri; Renta dhe komunitetet lokale; Regjimi Fiskal dhe manaxhimi i të ardhurave; Të Drejtat e komunitetit në çështjet sociale dhe mjedisore; Përfituesit Realë; Kodi i Sjelljes të OSHC në proçesin EITI; Detyrimet e subjekteve dhe kompanive që shfrytëzojnë burimet natyrore etj.
Në ditën e dytë të eventit, pas trainimit me përfaqësues të SHC, është planifikuar të organizohet edhe proçesi i Zgjedhjeve të përfaqësuesve të organizatave të Shoqërisë Civile si anëtarë të rinj të MSG -EITI, në funksion të adresimit të Corrective Actions 1.3 dhe 1.4, si dhe në konformitet me proçedurat e Standartit Ndërkombëtar EITI.