Shkëmbim eksperiencash mes Sekretariatit Shqiptar EITI dhe Qeverisë së Kosovës

Shkëmbim eksperiencash mes Sekretariatit Shqiptar EITI dhe Qeverisë së Kosovës

Sot, më 6 tetor 2016, Sekretariati EITI Shqipëri priti në ambjentet e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë përfaqësues nga Departamenti i Minierave në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik në Republikën e Kosovës.

Qeveria e Kosovës është angazhuar në hartimin e politikave dhe strategjive zhvillimore në sektorin minerar, ku një ndër objektivat strategjike është edhe anëtarësimi në Nismën EITI për sigurimin e transparencës në të gjitha fazat e aktiviteteve minerare (liçensim, shfrytëzim, përpunim etj).

Drejtuesja e Sekretariatit Shqiptar, Znj. Dorina Çinari shprehu mbështetjen e saj për ta ndihmuar shtetin e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në EITI nisur edhe nga përvoja që Shqipëria ka sot si një vend anëtar në EITI. Në takim u diskutua mbi hapat që duhet të ndiqen për anëtarësimin në EITI sipas kërkesave të Standartit EITI, veprimtarinë e Sekretariatit dhe Raportet EITI, përfitimet e palëve të interesit nga anëtarësimi në EITI, etj.

Në mbyllje të takimit u ra dakort mbajtja e kontakteve të vazhdueshme për shkëmbimin e eksperiencave mes dy shteteve.

[su_slider source=”media: 3637,3636,3635,3634,3633,3632,3631,3630,3629,3628,3627,3626″ limit=”24″ width=”580″ height=”400″ title=”no”]