04 Pri Shfrytëzim maksimal i të dhënave nga industria nxjerrëse
Ky artikull u publikua fillimisht në faqen e internetit të Sekretariatit Ndërkombëtar EITI (eiti.org)
Foto nga ThinkStock
Që nga fillimi i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI) në vitin 2003, është mbledhur një shumë mbresëlënëse e të dhënave nga industria e naftës, gazit dhe minierave. Një total prej 45 vende kanë publikuar tashmë bashkarisht raportet EITI, duke mbuluar 282 vite financiere dhe që përfaqësojnë më shumë se 1.8 trillion US$ në të ardhurat e qeverisë nga industritë e naftës, gazit dhe minierave. Raportimi i pagesave të sektorit nga kompanitë për qeverinë kërkohet nga EITI në një përpjekje për të rritur përgjegjshmërinë.
Në vitin 2013, EITI ka ndryshuar standartin e tij të transparencës për ti kërkuar vendeve të raportojnë të dhëna përtej të ardhurave. Raportet tani përfshijnë informacion në lidhje me sektorin e qeverive dhe të menaxhimit fiskal, licensimit, pronësisë së burimeve natyrore, punësimin dhe informacione të tjera kontekstuale.
Por çfarë na thonë në të vërtet këto të dhëna?
Sfida është se pjesa më e madhe e të dhënave EITI mbetet e varrosur në dokumente dhe të mbyllura në PDF. Kjo është një mundësi e humbur që nga mungesa e përputhshmërisë në mënyrën se si janë paraqitur informacione të ndryshme duke e bërë të vështirë dhe të lodhshme për tu përdorur. Krahasimet e të dhënave dhe artikujve të të gjithë vendeve janë shumë të vështira, e cila kufizon vlerën e të dhënave EITI përtej kufijve kombëtarë. Ajo gjithashtu parandalon të dhënat e vendit të jenë të kuptueshme brënda tablosë së madhe të trendeve globale dhe krahasimeve. Si pasojë, kjo kompromenton kompetencën e të dhënave EITI për të luajtur një rol në diskutimet e buxhetit dhe debate kombëtare dhe mund të ngrejë pyetje rreth besueshmërisë së të dhënave.
“Të dhënat EITI duhet të jenë më të arritshme dhe të krahasueshme në mënyrë që politikëbërësit mund ta aplikojnë informacionin në proçeset e tyre të vendimmarrjes dhe, po aq e rëndësishme, në mënyrë që shoqëria civile dhe akademike mund ti shfrytëzojë masivisht të dhënat që të angazhohen më mirë në çështjet që prekin sektorin,” tha Martin Lokanc, Specialist i Lartë për Minierat, Grupi i Bankës Botërore.
Për të ndihmuar në kapërcimin e disa prej këtyre sfidave dhe për të përmirësuar cilësinë, aksesin dhe përdorimin e të dhënave EITI, Banka Botërore kohët e fundit prezantoi një raport në Konferencën Globale EITI në Lima: “Mundësitë për raportimin e të dhënave EITI dhe Qasja: Mirë, Më Mirë dhe Më e Mira.” Duke pranuar se vendet kanë kapacitete të ndryshme të raportimit të të dhënave, raporti jep rekomandime për praktikat e mira, më të mira dhe ato më shumë të mira në raportimin e llojeve të ndryshme të të dhënave EITI në një format të standartizuar dhe për ta bërë atë sa më mirë të kuptueshëm. Kjo i përgjigjet pyetjeve të tilla si:
- Cilat janë mundësitë e ndryshme për raportimin e të dhënave të prodhimit?
- Si mund të dhënat në regjime ligjore dhe fiskale që qeverisin sektorin nxjerrës të raportohen në mënyrë më efektive?
Në mënyrë që të ruajmë krahasueshmërinë e të dhënave të të gjithë vendeve, ku të jetë e mundur që rekomandimet e mira dhe më të mirat të jenë të dizenjuara në përputhje me njëri-tjetrin në mënyrë që vendet të marrin dhe të zgjedhin se si ata duan ti raportojnë informacionet e caktuara.
Sa më shumë të arritshme të jenë të dhënat EITI, aq më shumë do të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje se si burimet natyrore të vendeve janë përdorur dhe si të ardhurat nga industria nxjerrëse janë shpenzuar, e cili nga ana e saj rrit debatin publik, nxit përgjegjshmërinë dhe forcon qeverisjen.
“ Zhbllokimi i të dhënave EITI do ta shndërroj informacionin në raportet, në një mjet për informim në vendimet e politika për vendet në zhvillim me burime të pasura,” tha Andrew Schloeffel, Udhëheqës Teknik për EITI-in, Praktika Globale Energjike dhe Nxjerrëse, Grupi i Bankës Botërore.
Raporti është një dokument pune që do të ndihmojë të drejtojë formulimin e një Standarti të të Dhënave Transparente EITI në mështetje të Rregullores për Dhënat Transparente EITI. Raporti është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me Sekretariatin Ndërkombëtar EITI dhe me mbështetje nga Fondi i Mirëbesimit të Shumë-Donatorëve EITI. Duke shkuar përpara, duke vënë këto rekomandime në praktikë do të mbështetet nga Fondi i Mirëbesimit të Shumë-Donatorëve EGPS.