01 Dhj Sesione trajnimi – Mirëqeverisja e Burimeve Natyrore
Posted at 19:30h
in Lajme
Sekretariati Shqiptar i Nismës për Transparencë në Industritë Nxjerrese (EITI Albania) në bashkëpunim me Columbia Center on Sustainable Investment, Columbia Law School – The Earth Institute, do të zhvillojë sesione trajnimi tre ditore, nga data 2 deri më 4 Dhjetor 2015, mbi mirëqeverisjen e Burimeve Natyrore, Regjimet Fiskale, Legjislacionin, Standarti EITI dhe Aspektet Sociale dhe Mjedisore të Industrisë Nxjerrëse. Trajnimet do të bëhen nga lektorë të Columbia University. Pjesëmarrës do jenë përfaqësues të Qeverisë Shqiptare, Parlamentarë, Gazetarë dhe Anëtarë të Grupit Ndërinstitucional të Punës të EITI Albania.