27 Kor Seminar informues për Raportet EITI 2013 dhe 2014
Posted at 19:10h
in Lajme
Albania EITI sëbashku me Administratorin e Pavarur, Deloitte Audit Albania, i cili do të kryejë rakordimin e raporteve EITI për dy vitet fiskale, zhvilluan sot më 27 korrik 2015, në ambjentet e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë një seminar informues që shënon dhe fillimin e proçesit të përgatitjes së raporteve EITI 2013 dhe 2014. Në takim ishin të ftuar administratorë të kompanive minerare, naftës dhe ato të hidroenergjisë. Kompanitë e hidroenergjisë do të raportojnë për herë të parë në Nismën EITI. Të pranishmëve ju vu në dispozicion të gjitha instruksionet, formatet dhe dokumentacionet përkatëse për raportimin EITI 2013 dhe EITI 2014.