Seminar i “Publish What You Pay” për shoqërinë civile lokale

Seminar i “Publish What You Pay” për shoqërinë civile lokale

EITI Shqiptar në bashkëpunim me Publish What You Pay (PWP) organizuan në Tiranë, më 20 – 22 Prill 2015, një trajnim mbi gritjen e kapacitetit për shoqërinë civile lokale.

Roli i aktorëve të Shoqërisë Civile në EITI dhe pjesëmarrja e tyre në Grupin Ndërinstitucional të Punës është vendimtar dhe ky ishte dhe qëllimi i këtij trajnimi për ngritjen e kapaciteteve, për një grup më të gjërë të aktorëve të shoqërisë civile, në aspektin teknik të Standartit të ri EITI dhe gjithashtu mbi ngritjen koalicionit të përbashkët, në këtë mënyrë për të forcuar zërin dhe rolin e shoqërisë civile në proçesin EITI.

Në fjalën e saj Znj. Dorina Çinari, Drejtuesja e Sekretariatit Shqiptar EITI prezantoi Nismën për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse duke nënvizuar rolin e shoqërsië civile në proçesin EITI. Shoqëria civile është esenciale për të stimuluar debatin publik që bazohet në Raportimin EITI lidhur me menaxhimin e burimeve natyrore.

Këto tre ditë të seminarit u fokusuan në: Ndërtimin e kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile lokale; Rivendosjen e përfaqësuesve të Organizatave të Shoqërisë Civile  në Grupin Ndërinstitucional të Punës; Zgjerimin e fokusit të Organizatave të Shoqërisë Civile të interesuara në EITI.

Një grup prej 20 aktivistësh të shoqërisë civile morrën pjesë në workshop. Pjesëmarrësit e ftuar ishin nga kryeqyteti dhe nga rajonet lokale dhe përfshinin anëtarët e MSG-së dhe aktorë të industrisë nxjerrëse.