PROFILI I BASHKISË
Bashkia e re e Selenicës shtrihet në një zonë kodrinore në bregun e majtë të lumit Vjosa si dhe përgjatë lumit Shushicë, i cili është tributar i Vjosës. Bashkia e re ka në territorin e saj minierën historike të bitumit në Selenicë, ku punësohen edhe banorët e fshatrave përreth, si dhe zonën naftëmbajtëse të Vllahinës ku nafta është drejt shterimit duke lënë pas një zonë të madhe të ndotur.
Bashkia e re përbëhet nga disa komuna të cilat nuk kanë lidhje organike me qytetin e Selenicës, si dhe nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë rrugore me këtë qytet, duke vështirësuar në këtë mënyrë komunikimin mes tyre.
Bujqësia dhe blegtoria është aktiviteti kryesor ekonomik i bashkisë së re, popullsia e të cilës bazohet veçanërisht shumë te remitancat nga emigracioni për të siguruar të ardhurat e saj. Si zonë bujqësore, bashkia e re është e lidhur ngushtë me bashkinë e Vlorës, si treg i rëndësishëm për produktet e saj.
TË DHËNA MBI MINERALET NË SELENICË
Gjeologjikisht miniera e Selenices dhe nafta e gazi i kesaj zone janë të lidhura nga ana studimore dhe kërkimore për naftë e gaz mbajtje, përshkrimet gjeologjike fillestare sipas L.Madalena (Sulla geologia di Petroli Albanesi” datojnë që prej vitit 1868 me autor Coquand i cili përshkruan minierën e bitumit të Selenicës shënjat e mjaftueshme të gazit që shfaqen për rreth kësaj zone dhe përqark minierës.
Fillimi i shfrytëzimit të vëndburimit të bitumit Selenicë është i hershëm, përpara më tepër se 2000 vjet, por shfrytëzimi i tij në mënyrë të organizuar ka filluar në vitin 1870, kur për herë të parë vëndburimi u dha me konçension një shoqërie Angleze. Në gusht të vitit 1886 konçensioni i kaloi Bankës Otomane në Konstandinopojë. Në shtator të vitit 1891 konçensioni i kaloi shoqërisë FRANCEZE të bitumit me qëndër në Paris.Gjat periudhës 1914 -1916, punimet e shfrytëzimit në këtë minierë u ndërprenë për shkak të luftës. Gjatë periudhës 1916 -1920 miniera u kontrollua nga ushtria italiane e cila e shfrytëzoi atë.
Në vitin 1920 konçensioni i kaloi shoqërisë italiane S.I.M.S.A. Nga qershori i vitit 1945 deri në tetor të vitit 1996, miniera u shfrytëzua nga shteti Shqipëtar.Në tetor të vitit 1996, pjesa kryesore e aksioneve (70%) të shoqërisë “Bitumi”sh.a u privatizuan nga VEFA sh.p.k dhe në Shkurt të vitit 2001 aksionet e 8 shoqërise “Bitumi” sh.a u privatizuan 100 % nga shoqëria Franceze K.L.P. Industries e cila themeloi në Shqipëri sipas të drejtës Shqipëtare shoqërine “SELENICË BITUMI” sh.a e cila aktualisht zhvillon veprimtari minerare nxjerëse dhe përpunuese në vëndburimin e bitumit Selenicë.
Pra, miniera e bitumit Selenicë, ndër vite ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e industrisë minerare në Shqipëri dhe në zhvillimin ekonomik të vëndit.Ajo me historikun e saj reflekton vlera të çmuara historike, vlera të zhvillimit të ekonomisë tregut (kapitalizmit), vlera të lëvizjes greviste dhe vlera të mëdha ekonomike.
Prej muajit Shkurt të vitit 2001 e në vazhdim, pjesa kryesore e vëndburimit ku bën pjesë miniera egzistuese (Pusi vertikal) shfrytëzohet nga shoqëria “Selenicë Bitumi”sh.a e cila është pronare 100 % e aseteve të ish shoqërise “Bitumi”sh.a (Miniera e bitumit Selenicë) e cila është pajisur me leje shfrytëzimi për nxjerjen e rezervave të bitumit natyral dhe zhavorit bituminoz në një sipërfaqe prej 1.7 km2 dhe në vertikalitet nga sipërfaqia deri në thellësi të vëndburimit si dhe nga shoqëria tjetër Franceze ” Mineral Bitumen”sh.p.k e pajisur me leje shfrytëzimi për nxjerjen me karierë të rezervave të bitumit natyral dhe zhavorrit bituminoz (humbjet teknollogjike) në zona të shfrytëzuara më parë me punime nëntokësore.
Për shfrytëzimin e vëndburimit minerar, janë dhënë dhe disa leje të tjera shfrytëzimi me sipërfaqe të kufizuara për nxjerjen e rezervave të mineralit në zona të shfrytëzuara më parë me punime nëntokësore që ndodhen në kufirin jugor të vëndburimit afër sipërfaqes.
Në Shqipëri Miniera e bitumit Selenicë ose shoqëria tregetare “Bitumi”sh.a është e vetmja që aksionet e saja ka përfshire të gjitha asetet e minierës (Punimet kapitale minerare, teknologjia nëntokë dhe në sipërfaqe, fabrika e pasurimit, ndërtesat, magazinat, zyrat, fabrika dhe gjithë infrastrukturën tjetër.