Sektori minerar – Raporti EITI 2013-2014

Sektori minerar – Raporti EITI 2013-2014

Sektori minerar

Raporti EITI 2013-2014

Si një vend tradicional minerar, Shqipëria ka një numër në rritje të shoqërive të vogla dhe të mesme në këtë sektor, si dhe numëron vetëm disa shoqëri të mëdha industriale. Në nëntor 2015, AKBN raportoi 600 liçensa minerare, ku 112 liçensa prodhonin krom në minierat e Bulqizës.

Prodhimi i minerar u vlerësua me rreth 140.9 milion USD në vitin 2013 dhe 175.5 milion USD në 2014.

Prodhimi i kromit zinte pjesën më të madhe të prodhimit minerar vendas me rreth 72% në vitin 2013 dhe 76% në vitin 2014. Guri gëlqeror dhe mineralet e tjera të ndërtimit përfaqësonin grupin e dytë më të madh të mineraleve pas kromit. Pesha e tyre në prodhimin minierar vendas ishte rreth 14% në vitin 2013 dhe 12% në vitin 2014.

Sektori i minerar punësoi rreth 3,800 punonjës në vitin 2013 (0.3% të fuqisë punëtore të regjistruar në vend) dhe 4,300 punonjës në vitin 2014 (0.4% të fuqisë punëtore të regjistruar në vend). Punësimi në sektorin e kromit, në veçanti, zinte rreth 59% të totalit të fuqisë punëtore punësuar në sektorin minerar në vitin 2013 dhe 69% në vitin 2014.

Kontributi i sektorit minerar përllogaritet të jetë jo më pak se 0.7% e të ardhurave totale në Buxhetin e Shtetit në të dy vitet.