02 Gus Raporti EITI në funksion të zhvillimit sektorial të industrisë nxjerrëse
Posted at 08:43h
in Lajme
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet EITI Ndërkombëtar, MSG dhe Sekretariatit Kombëtar EITI mbi përgatitjen e procesit të Validimit, në datë 2 Gusht 2021 u organizua takimi i radhës, ku përfaqësuesit e Sekretariatit Kombëtar bën një prezantim të detajuar të punës në lidhje me alokimin e të ardhurave dhe mbi shpenzimet sociale dhe ekonomike, të cilat janë në përputhje me Kërkesat 5 dhe 6 të Standartit EITI.
Raporti EITI 2017-2018 vlerësohet nga EITI Ndërkombëtar si një mjet që rrit transparencën duke ofruar një përshkrim të të dhënave aktuale në funksion të zhvillimit të këtij sektori.
