PËRSHKRIM I SHKURTËR
Bashkia Pukë është qendra administrative Rrethit Pukë në Qarkun e Shkodrës, e cila shtrihet në një terren të thyer malor në një lartësi 780-850m mbi nivelin e detit.
Zona Gjeografike: Puka kufizohet në veri dhe në perëndim me Bashkinë e Vaut të Dejës, në lindje me Bashkinë Fushë Arrëz dhe në jug me Bashkitë Mirditë dhe Lezhë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Pukës.
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, Bashkia e Pukës ka 11.069 banorë. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 16.836 banorë. Ajo ka një sipërfaqe prej 505,53 km2 me një densitet prej 33,30 banorë/km2 sipas Regjistrit Civil dhe 21,89 banorë/km2 sipas Censusit 2011.
Kjo bashki përbëhet nga 5 njësi administrative, të cilat janë: Puka, Gjegjani, Rrapë, Qelëz dhe Qerret. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Pukës dhe e qarkut Shkodër. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 41 fshatra. Lista e plotë e qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie jepet si më poshtë: