Prezantimi i Studimit Final të Projektit “Shërbime Konsulence për Impaktin Social të Industrisë Nxjerrëse në kontekstin Lokal, Punësim”

Prezantimi i Studimit Final të Projektit “Shërbime Konsulence për Impaktin Social të Industrisë Nxjerrëse në kontekstin Lokal, Punësim”

Në datën 24 Dhjetor 2020 u zhvillua Prezantimi i Studimit Final të Projektit “Shërbime Konculence për Impaktin Social të Industrisë Nxjerrëse në kontekstin Lokal, Punësim” nr. ALBEITI/CS/CQ/E.3, të realizuar me fondet e Bankës Botërore, nga Konsulenti Haxhiaj&Hajdari, në nënkontraktim me Albanian Local Capacity Development Foundation dhe eksperten Oliana Ifti.

Në sesionet e prezantimit morrën pjesë anëtarë të MSG EITI, Drejtori i Sekretariatit Kombëtar Alb EITI z. Genci Tërpo, si dhe përfaqësues të Sekretariatit Kombëtar EITI.

Objekti i këtij Projekti është fokusuar në Impaktin Social të Industrisë Nxjerrëse në komunitetet lokale dhe raportet me pushtetin vendor.

Në prezantimin online u detajuan problematikat kryesore të trajtuara në Studimin Final të Impaktit Social dhe specifikisht problematikat që lidhen me:Të ardhurat dhe përfitimet për Bashkitë dhe Komunat ku operohet nga ana e industrisë nxjerrëse; Legjislacionin në fuqi, si dhe propozime për rishikimin ligjor dhe rregullator që lidhen me Impaktin Social të industrisë nxjerrëse; Të ardhurat dhe adresimi i përfitimeve nga Renta Minerare.

Përfitimet në Punësim për komunitetin lokal; Vlerësime mbi komponentët socio-ekonomikë të Kontratave, Marrëveshjeve dhe Licensave të industrisë nxjerrëse; Ndalimi i punës së Paligjshme të të miturve në këta sektorë; Ngritja e kapaciteteve lokale, nëpërmjet Formimit Profesional;Adresimi i çështjeve Gjinore në këta sektorë; Analizimi i rolit kyç të Shoqërisë Civile në këtë proces;  Impaktet dhe problematikat që rezultojnë nga industritë nxjerrëse në infrastrukturat lokale; Analizë mbi njohjen dhe përfitimin e Publikut nga Platforma zyrtare EITI; Vlerësime mbi termat e Coorporate Responsability/Standarts, lidhur me Impaktin Social etj.

Po ashtu nga ana e përfaqësuesve të Konsulentit Haxhiaj&Hajdari në nënkontraktim me Albanian Local Capacity Development Foundation dhe eksperten Oliana Ifti, u prezantuan edhe konkluzionet e proçesit të intervistimeve të realizuara nëpërmjet pyetësorëve në 3 Zonat Pilot: Bulqizë; Librazhd dhe Kuçovë, lidhur me impaktin e industrisë nxjerrëse në Ekonominë dhe të Ardhurat në komunitetet ku operon Industria Nxjerrëse.

Procesi i intervistimit në 3 Zonat Pilot të inkluduara në Projekt, synonte të nxirrte konkluzione dhe rekomandime lidhur me problematika të Industrisë Nxjerrëse që kanë të bëjnë me: Optimizimin e koordinimit të pushteteve vendore me pushtetin qëndror për të adresuar në formën e duhur problematikat lokale në kuadrin e operimit të Industrisë nxjerrëse dhe të një zhvillimi të qëndrueshëm lokal; Sigurinë në punë dhe kushtet e punës në sektorët e industrisë nxjerrëse; Ndikimin e fenomeneve korruptive në marrëdhëniet me komunitetet lokale; Trajtim mbi Statusin e veçantë të Minatorit/Naftëtarit; Problematika që lidhen me trajtimin e pabarabartë në punë; Pabarazia në shpërndarjen e pagave dhe të ardhurave; Konfliktet midis biznesit zyrtar dhe jozyrtar ose kriminalitetit; Raportet midis biznesit dhe autoriteteve lokale; Marrëdhëniet me Sindikatat, grupet e aktivistëve; Përdorimi i Tokës dhe aspektet territoriale që lidhen me Infrastrukturën territoriale dhe problematikat që lidhen me Pronësinë e tokës dhe përdorimin e tokës bujqёsore pёr industri nxjerrёse; Trajtimi i Zonave të Mbrojtura, Mjedisi dhe siguria e shëndetit të Komuniteteve që lidhen me industrinë nxjerrëse dhe furnizimin me ujë të pijshëm; zvogëlimi i sasisë së ujit për përdorim nga komunitetet, ndotjet e ujit të pijshëm; ndotjet e tjera ambjentale; degradimi i mjedisit, florës dhe faunës, të cilat krijojnë probleme serioze edhe për zhvillimin dhe perspektivat e Turizmit në këto zona, etj.

Në sesionet e Prezantimit të Studimit Final nga ana e anëtarëve të MSG EITI, kryesisht përfaqësuesve të Shoqërisë Civile në MSG, u adresuan komente dhe sygjerime lidhur me harmonizimin dhe optimizimin e trajtimit të kuadrit Ligjor dhe Rregullator në Studim, me rezultatet dhe rekomandimet e dala nga procesi i intervistimeve në 3 Zonat Pilot, komente të cilat merren në konsideratë dhe reflektohen në versionin final të Studimit të Impaktit Social të Industrisë Nxjerrëse në Shqipëri.