Prezantimi i Raportit EITI 2015 në Bashkinë Pogradec

Prezantimi i Raportit EITI 2015 në Bashkinë Pogradec

Sekretariati Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Albania)organizuan më datë 15-16 Mars 2017 takime të drejtpërdrejta me qytetarë të rrethit të Pogradecit, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe me nxënësit e shkollës së mesme “Muharrem Çollaku”. Këto takime kishin si qëllim prezantimin e Raportit EITI 2015 si dhe rritjen e bashkëpunimit me subjektet e liçensuara, pushtetin vendor dhe komunitetin në zonë.Në mungesë të Kryetarit të Bashkisë Pogradec z.Eduart Kapri për disa angazhime të tjera, takimet u zhvilluan me Drejtorin e Burimeve Njerëzore dhe Çështjeve Juridike z. Polikron Balliu, Drejtorin e Financave z. Çelnik Basholli dhe z. Olger Molla, Përgjegjës IT. Në rrethin e Pogradecit numërohen gjithsej rreth dhjetë miniera hekuri dhe qymyri ku pjesa më e madhe e tyre janë jashtë përdorimit. Nga bashkëbisedimi me përfaqësues të Bashkisë Pogradec mësuam se kompania North Star Mining ka bërë kërkesë për rinovim liçense dhe ka dorëzuar pranë Bashkisë Pogradec “Projektin e Nikelit në Gur të Kuq mbi Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis” pasi siç dihet prania e liqenit afër fshatit Memëlish dhe pak më tutje Guri i Kuq e bën këtë zonë një bukuri të turizmit Pogradecar. Takimet vazhduan me nxënësit e shkollës së mesme “Muharrem Çollaku”, ku u pritëm nga Drejtoresha e kësaj shkolle znj. Eva Pjetri dhe z. Andrea Cana. Në këto takime u diskutua për Nismën EITI dhe përfitimet që ka komuniteti, si dhe rolin që duhet të luajnë të rinjtë në komunitet në lidhje me këtë nismë. Në një pyetje që z.Lluka Gjergo, Koordinator EITI i drejtoi nxënësve të shkollës “Muharrem Çollaku” nëse Guri Kuq duhet të jetë minier apo atraksion turistik, nxënësit u përgjigjën një zëri, se Guri Kuq duhet të jetë vetëm një atraksion turistik.

Takime të ngjashme u zhvilluan edhe me grupe të ndryshme qytetarësh ku ju shpërnda Raporti EITI 2015, fletpalosja, udhërrëfyesi EITI si dhe stilolapsa me logon EITI.