Prezantime me grupet e interesit mbi Mireqeverisjen e Burimeve Natyrore

Prezantime me grupet e interesit mbi Mireqeverisjen e Burimeve Natyrore

Gjate dites se sotme EITI Albania dhe Columbia Center on Sustainable Investment, Columbia Law School – The Earth Institute zhvilluan dy sesionet e para te prezantimeve per grupet e interesit. Prezantimi i pare kishte te pranishem parlamentare, anetare te Komisionit per Veprimtarite Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin. Ne prezantimin e dyte ishin te pranishem gazetare, akademike dhe perfaqesues te organizatave think tank.

Ne keto prezantime u diskutuan me te pranishmit ceshtje si: sfidat aktuale te mireqeverisjes se Burimeve Natyrore ne Shqiperi, zhvillimet në sektorin e industrisë nxjerrëse, aspekti social dhe mjedisor, regjimet fiskale, kuadri ligjor, EITI dhe transparenca.