Prezantim i Projektplanit të Portalit Open Data-Kick Off Meeting

Prezantim i Projektplanit të Portalit Open Data-Kick Off Meeting

Në datë 13 Tetor 2020, pranë institucionit të Sekretariatit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse u realizua takimi prezantues nga Kompania Ikub-Info Software Engineering i Projektplanit për realizimin e shërbimit të konsulencës lidhur me ndërtimin e Portalit Open Data me të dhëna të aksesueshme.

Ky projekt është financuar nga Granti TF0A6493 i Bankës Botërore akorduar për EITI-Shqipëri dhe është në përputhje me planin e punës dhe aktivitetet e miratuara nga MSG për vitin 2020.

Ekspertët e Ikub-Info Software Engineering pasqyruan aktitekturën e sistemit dhe zgjidhjet përkatëse që synohen të implementohen brenda vitit 2020 si dhe u dhanë përgjigje pyetjeve që stafi i EITI-Shqipëri ngriti për mënyrën e menaxhimit të këtij Portali.

EITI-Shqipëri përmes realizimit të Portalit Open-Data sjell një standard më të madh transparence si në aspektin e aksesimit dhe publikimit të informacionit të saktë dhe të çertifikuar ashtu edhe në përdorimin e këtij informacioni në planin studimor për personat përdorues apo grupe interesi që do të kenë lehtësira në përfitimin e të dhënave në fushën e industrisë nxjerrëse në Shqipëri.