23 Dhj Prezantim i Portalit AlbEITI Open Data
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i Portalit AlbEITI Open Data, te Grupi Ndërinstitucional i Punës (MSG Shqipëri) me përfaqësues të qeverisë, kompanive dhe shoqërisë civile.
Prezantimi siguroi një pamje të përgjithshme të moduleve të sistemit, duke u përqëndruar veçanërisht në modulet që janë të arritshme nga Përdoruesit e Jashtëm dhe gjithashtu administrata dhe Ngarkimi i të Dhënave dhe mirëmbajtja: qasje e hapur në informacionin e paraqitur në lidhje me industritë nxjerrëse dhe hidroenergjinë, të cilat do të informojnë publikun brënda dhe jashtë vendit, individë dhe subjekte të ndryshëm të interesuar në trendin e treguesve dhe në përgjithësi për zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre zonave.
Portali AlbEITI Open Data është në gjuhën angleze dhe shqipe. Modulet e Portalit, të cilat u prezantuan në takim, përbëhen nga sa vijon:
- Raportet e faqes kryesore
- Nënfaqja e sektorit të hidrokarbureve
- Nënfaqja e sektorit të minierave
- Nënfaqja e hidrocentraleve
- Raportet në faqe/em>
- Pamja e Hartës
- Kompanitë e licencuara
- Moduli i Postimeve / Publikimeve
- Ngarkimi i Dataset dhe Menaxhimi i Dataset
- Menaxhimi i Postimit
- Paneli i Menaxhimit të Përdoruesit
Reagimet e përgjithshme ishin vërtet pozitive dhe rezultati ishte në përputhje me pritshmëritë.
Anëtarët e grupit MSG konfirmuan që krijimi i Portalit AlbEITI Open Data plotëson kërkesat dhe është një punë e jashtëzakonshme e bërë.
Rekomandimet për investime shtesë për të siguruar saktësinë e të dhënave dhe që portali të jetë gjithmonë i azhurnuar u theksuan dhe duhen marrë në konsideratë nga grupi i MSG-së dhe Sekretariati Kombëtar EITI.