26 Pri Në datat 16- 20 Janar 2023, me ftesë të Sekretariatit Ndërkombëtar EITI, titullari i institucionit dhe stafi kryen një vizitë pune në zyrat e Sekretariatit Ndërkombëtar EITI në Oslo, Norvegji me qëllim marrjen pjesë në workshopin mbi ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve në sektorin e industrisë nxjerrëse, si edhe pjesëmarrjen në disa takime pune.
Në datat 16- 20 Janar 2023, me ftesë të Sekretariatit Ndërkombëtar EITI, titullari i institucionit dhe stafi kryen një vizitë pune në zyrat e Sekretariatit Ndërkombëtar EITI në Oslo, Norvegji me qëllim marrjen pjesë në workshopin mbi ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve në sektorin e industrisë nxjerrëse, si edhe pjesëmarrjen në disa takime pune.
Objektivi i këtyre takimeve ishte konsolidimi i kontributit të dhënë nga Shqipëria lidhur me transparencën në industrinë nxjerrëse si edhe njohja, diskutimi i praktikave të punës konform Standardit EITI, analiza e punës që është bërë nga ana e Sekretariati Kombëtar EITI deri tani dhe mënyrat e përmirësimit akoma më shumë në të ardhmen.
Përfaqësuesit e Sekretariatit gjatë ditëve të qëndrimit, duke u bazuar në axhendën e dakordësuar paraprakisht mbi çështjet që do të trajtoheshin pati shumë takime dhe diskutime me përfaqësues të Sekretariatit Ndërkombëtar EITI për çështje që lidheshin me punën dhe impaktin e Nismës EITI globalisht por edhe për punën e bërë nga Shqipëria në implementimin e kësaj nisme. Çështjet që u diskutuan më konkretisht janë:
– Drejtuesi dhe stafi i Sekretariatit patën një takim mirëseardhje me Drejtuesin e Sekretariatit Ndërkombëtar EITI, Z. Mark Robinson, Znj. Oliana Valigura, Drejtore Rajonale dhe Znj. Olesia Nekhoroshko, Oficere Vendore për Shqipërinë. Gjatë këtij takimi u diskutua puna e bërë nga Shqipëria në implementimin e Nismës EITI dhe sfidat e mëtejshme në këndvështrimin global. Z. Robinson e cilësoi shumë të frytshëm takimin me stafin e Albeiti duke cilësuar se prezantimi i eksperiencës së Albeitit në Koferencën Globale të EITI në vitin 2023 do jetë me shumë interes edhe për aktorët e tjerë që kontribuojnë në këtë fushë.
– U zhvillua një takim me Znj. Gay Ordenes, Drejtore e Azisë dhe Drejtuese e grupit të punës të Anti- korrupsionit, në të cilin u diskutua puna kundër korrupsionit që po bën EITI prej vitesh globalisht.
– Në një nga takimet me Znj. Oliana Valigura, Drejtore Rajonale dhe Znj. Olesia Nekhoroshko, Oficere Vendore për Shqipërinë u diskutuan në detaje ndryshimet që po i bëhen Standartit EITI 2019, të cilat priten të miratohen nga Bordi Ndërkombëtar EITI dhe do të shpallen në Konferencën Globale EITI e cila do të organizohet në
muajin Qershor në Dakar, Senegal. Drejtuesi i Sekretariatit dhe stafi gjatë këtij shprehën qëndrimin e tyre në lidhje me këto ndryshime.
– Në vijim, u zhvilluan dy takime me Znj. Christina Berger, Senior Menaxher i Publikimeve dhe Z. Daryll Griffith, Senior Oficer për të Dhënat në Sekretariatin Ndërkombëtar EITI në lidhje me publikimin sistematik të të dhënave sipas Standartit EITI dhe përdorimi i tyre.
– Me Z. Mark Burnett, Menaxher për Europën dhe Politikat në Sekretariatin Ndërkombëtar EITI dhe Z. Sebastian Sahla Këshillues për Politikat në Sekretariatin Ndërkombëtar EITI, u diskutua mbi tranzicionin e energjisë dhe sesi EITI mund ti përafrohet dhe përshtatet këtij trendi tashmë global.
– Në ditët në vijim, u zhvillua një takim në Ministrinë Naftës dhe Energjisë të Norvegjisë me Znj. Gro Anundskaas, Koordinatore Kombëtare e EITI-t në Norvegji e cila bëri një prezantim të sektorit të industrive nxjerrëse në Norvegji, të politikave që ndiqen dhe gjithashtu prezantim të implementimit të Standartit EITI në Norvegji.
– Gjatë vizitës u zhvilluan dy takime me Z. Hugo Paret Oficer Teknik në Sekretariatin Ndërkombëtar EITI dhe Znj. Oliana Valigura, Drejtore Rajonale. Në këto takime u diskutuan me detaje Veprimet Korrigjuese që kanë dalë nga Validimi i fundit i Shqipërisë dhe mënyra sesi mund të adresohen ato për Validimin e ardhshëm i cili do të fillojë në fillim të vitit 2024.
Shqipëria në procesin e Validimit të realizuar gjatë vitit 2021 pati një performancë të shumë vlerësuar nga ana e Sekretariatit Ndërkombëtar EITI duke theksuar se është ndër të paktat vende anëtare në Standardin EITI që ka kryesuar në proçesin e validimit. Shqipëria ka arritur një rezultat të përgjithshëm mesatar në zbatimin e Standardit EITI 2019 (82 pikë) ndërkohë që vendet e tjera kanë patur vështirësi në proçesin e pikëzimit. Rezultati i përgjithshëm pasqyron një mesatare të rezultateve të tre komponentëve në “Angazhimi i palëve të interesuara”, “Transparenca” dhe “Rezultatet dhe ndikimi”. Bordi EITI vlerësoi Shqipërinë për arritjen e një rezultati të lartë në “Rezultatet dhe ndikimin” (87 pikë). Kjo pasqyron kontributet e dhëna nga EITI Shqipëri në dialogun për politikat dhe reformën për çështjet që lidhen me
industritë nxjerrëse, duke përfshirë zhvillimin e legjislacionit të pronarëve përfitues dhe minierave, si dhe rregulloret mjedisore.
Gjithashtu nga ana e përfaqësuesve të Sekretariati Ndërkombëtar u theksua se procesi i Validimit të Shqipërisë, e cila ishte një nga vëndet e para e cila u validua me Standartin EITI 2019, konsiderohet si një nga proceset më të mira si nga koordinimi i procesit por edhe nga angazhimi i palëve të interesuara.
– Drejtuesi dhe stafi i Sekretariatit morën pjesë në workshopin/trajnimin teknik të zhvilluar nga Z. Alex Gordy, Drejtor Teknik në Sekretariatin Ndërkombëtar EITI në lidhje me publikimin e licencave dhe kontratave.
– Duke qenë se Shqipëria është vendi lider për raportimin EITI të Hidroenergjisë Drejtuesit të Sekretariatit Z. Genci Tërpo, ju kërkua të bënte një prezantim të Sektorit, të kuadrit ligjor dhe të qasjes së Shqipërisë në fillimet e raportimit për Hidroenergjinë. Ai theksoi në prezantim se EITI mund të jetë një mjet për qeveritë që kërkojnë të forcojnë përgjegjshmërinë dhe mbikëqyrjen publike të sektorit të tyre në zhvillim të burimeve të rinovueshme. Raportimi EITI në Shqipëri shkon përtej standardit EITI dhe Shqipëria është i vetmi vend EITI duke ofruar informacion mbi sektorin e rëndësishëm të hidroenergjisë në vend, duke përfshirë kuadrin ligjor dhe rregullator, shifrat e prodhimit, të ardhurat e qeverisë dhe shpërndarjen e të ardhurave për autoritetet vendore. Pikërisht raportimi sipas standartit EITI ka bërë që Shqipëria të ndihmojë në informimin dhe vendimmarrjen si dhe krijimin e një mjedisi tërheqës investimi, ndërsa vendi kërkon të zhvillojë më tej sektorin e tij të burimeve të rinovueshme dhe është një ndër objektivat themelorë Qeverisë dhe të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në vijim.
Nga ana e pjesëmarrësve në këtë prezantim pati interes të madh për eksperiencën e Shqipërisë duke qenë se tashmë po punohet që Energjitë e Rinovueshme, përfshirë këtu Hidroenergjia, të bëhen pjesë e Standartit EITI dhe e raportimit, ndërkohë që Shqipëria prej Raportit EITI për vitin 2015 raporton për Hidroenergjinë, pra eksperienca e Shqipërisë tashmë konsiderohet shumë e vlefshme për të gjitha vëndet anëtare të EITI-t të cilat janë duke hedhur hapat e para në këtë Drejtim.
Në këtë kontekst AlbEITI-it ju kërkua të përfshihet si aktor në panelet që do të zhvillohen gjatë ditëve të Konferencës Globale EITI e cila do të zhvillohet në muajin Qershor në Dakar, Senegal.