26 Pri Në datat 09-13, tetor 2022, me ftesë të Sekretariatit Ndërkombëtar EITI, Drejtuesi i Sekretariatit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse mori pjesë në takimin e koordinatorëve kombëtare dhe mbledhjen e bordit që u zhvillua në Oslo, Norvegji.
Në datat 09-13, tetor 2022, me ftesë të Sekretariatit Ndërkombëtar EITI, Drejtuesi i Sekretariatit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse mori pjesë në takimin e koordinatorëve kombëtare dhe mbledhjen e bordit që u zhvillua në Oslo, Norvegji.
Objektivi i takimit të koordinatorëve kombëtare të vendeve EITI, ishte për të pasqyruar kontributet e secilit dhe paralelisht për të diskutuar rreth strategjisë së Bordit EITI, për të reflektuar dhe për të sugjeruar përmirësime të mundëshme në raport të respektimit të standardit EITI.
Takimi synoi të ofronte eksperiencat më të mira mes vendeve anëtare të nismës EITI dhe gjithashtu për të siguruar vendosjen e kontakteve mes koordinatorëve kombëtare për ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e bashkëpunimit mes tyre. Në njërën nga ditët e takimit u realizua edhe një trajnim specifik në kuadrin e veprimtarisë kundër korrupsionit dhe zgjerimit të transparencës për vendet anëtare.
Drejtuesi i Sekretariatit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse mori pjesë edhe gjatë mbledhjes së Bordit të EITI Ndërkombëtar, ku edhe u njoh me çështjet dhe objektivat e Sekretariatit Ndërkombëtar EITI që u trajtuan në këtë aktivitet.
Gjatë ditëve të aktivitetit, Drejtuesi i Sekretariatit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse zhvilloi edhe disa takime të veçanta me përfaqësuesit e Sekretariatit Ndërkombëtar EITI me qendër në Oslo Norvegji dhe konkretisht me Znj. Oliana Valiguria, Drejtore Rajonale e Sekretariatit Ndërkombëtar EITI, Znj.Olesia Nekhoroshko oficeren vendore dhe Z.Mark Burnett, Menaxherin e Politikave për Europën në Sekretariatin Ndërkombëtar EITI, të cilët e vlerësuan maksimalisht bashkëpunimin dhe performancën e institucionit tonë si dhe proçesin e Validimit që u bë për Shqipërinë gjatë vitit 2021-2022.
Përfaqësuesit e Sekretariatit Ndërkombëtar EITI shprehën mbështetjen e tyre në mënyrë që Shqipëria të përfitojë në vijim nga Granti i Bankës Botërore në kuadrin e Thirrjes për Projekt-Propozime të Raundit të 11 në Programin e Suportit Global në fushën e Industrisë Nxjerrëse.
Drejtuesi i Albeitit u takua në Oslo me Z.Sven Renner, Menaxheri i Përgjithëshëm i fondit EGPS, i cili konfirmoi dakortësinë për përfshirjen e Shqipërisë në Grantin e EGPS, kjo edhe për shkak të kushteve të veçanta dhe rezultateve mjaft të mira që ekipi i EITI në Shqipëri ka arritur gjatë viteve të fundit.
Një ndër takimet më kryesore gjatë aktivitetit i cili u zhvillua në formën e një dite pune specifikisht për zyrën e Albeiti ishte dhe ai me Znj.Nina Inamahoro, me detyrë Team Leader për projektet e EITI në Shqipëri pranë Bankës Botërore në Washington D.C nga e cila morëm mbështetjen për të mundësuar me përshpejtimin e proçedurave për përfitimin e grantit të fondit EGPS që do e ndihmojë Shqipërinë në mbajtjen e statusit si vend zbatues EITI në përputhje me standardin ndërkombëtar EITI, në programin për një transparencë sa më të lartë për rritjen e nivelit të luftës ndaj korrupsionit, si dhe për të nxitur investimet private shqiptare apo të huaja në sektorin e industrisë nxjerrëse dhe energjisë.
Theksojmë se pjesëmarrja e përfaqësuesve të Albeitit në këtë aktivitet ndihmoi për tu njohur më thellë me çështjet që lidhen me trasparencën dhe raportimin EITI duke marrë pjesë aktive në konsultimet për përmirësimet e standardit të miratuar nga Sekretariati Ndërkombëtar.