Ndikimi i Nismës EITI në debatin publik

Ndikimi i Nismës EITI në debatin publik

Nisma EITI në Shqipëri synon nxitjen dhe zhvillimin e një debati cilësor dhe ndërveprues midis antarëve të shoqërisë civile, biznesit, qeverisë dhe publikut në përgjithësi. Ky ishte dhe fokusi i takimit organizuar më datë 16 Gusht 2021, mes EITI Ndërkombëtar dhe përfaqësuesve të MSG dhe Sekretariatit Kombëtar.

Në prezantimin e bërë nga përfaqësuesit e Sekretariatit mbi rezultatet dhe ndikimin EITI, që përbën dhe Kërkesën 7 të Standartit, u sigurua që palët e interesit do të angazhohen në mënyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse.