23 Dhj MSG e EITI Albania miratoi Raportin EITI 2013 – 2014
Posted at 19:00h
in Lajme
Sot, në ambjentet e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, u zhvillua takimi i rradhës i Grupit Ndërinstitucional të Punës të EITI Albania. Administratori i Pavarur, Deloitte Audit Albania prezantoi raportin EITI për vitet fiskale 2013 dhe 2014. Pasi u diskutuan çështjet kryesore të raportit si dhe rekomandimet e Administratorit të Pavarur mbi proçesin e raportimit EITI në vijimësi, anëtarët e MSG miratuan Raportin EITI 2013 – 2014.