Misioni i Bankës Botërore trajnim për anëtarët e MSG EITI Shqipëri

Misioni i Bankës Botërore trajnim për anëtarët e MSG EITI Shqipëri

Misioni i Bankës Botërore zhvilloi më datë 09 Qershor 2016 një trajnim në Tiranë, për anëtarët e MSG, EITI Shqipëri si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore pjesë e proçeseve EITI. U trajtuan ndryshimet në Standartin e Ri EITI 2016, Rrugëtimi deri në deklarimin e pronarëve të vërtetë (Beneficial Ownership) dhe implementimi, qeverisja brenda MSG, etj.

Përfaqësues të Misionit të Bankës Botërore ishin Znj. Ilhem Salamon, Specialiste e Lartë për Naftën dhe Gazin, Z. Andrew Brian Schloeffel, Specialist i Lartë për Minierat dhe Znj. Daksha Shakya, Specialiste për Zhvillimin Social.

Gjatë prezantimit u theksua dhe u vlerësua progresi i Shqipërisë në zbatimin e Standartit EITI si dhe u diskutuan sfidat e mëtejshme dhe aktivitetet që do të kontribuojnë në implementimin efektiv të reformave në industrinë nxjerrëse.

[su_carousel source=”media: 3503,3502″ limit=”4″]