Me ftesë të Sekretariatit Ndërkombëtar për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI), Sekretariati Kombëtar për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (ALBEITI) zhvilloi një vizitë 6 ditore gjatë muajit janar 2023, në Oslo ku përfaqësuesit e institucionit morën pjesë në një mori takimesh intensive me qëllim ngritjen e kapaciteteve institucionale si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Me ftesë të Sekretariatit Ndërkombëtar për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI), Sekretariati Kombëtar për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (ALBEITI) zhvilloi një vizitë 6 ditore gjatë muajit janar 2023, në Oslo ku përfaqësuesit e institucionit morën pjesë në një mori takimesh intensive me qëllim ngritjen e kapaciteteve institucionale si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Me ftesë të Sekretariatit Ndërkombëtar për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI), Sekretariati Kombëtar për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (ALBEITI) zhvilloi një vizitë 6 ditore gjatë muajit janar 2023, në Oslo ku përfaqësuesit e institucionit morën pjesë në një mori takimesh intensive me qëllim ngritjen e kapaciteteve institucionale si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Ekipi shqiptar i Albeiti u prit në ambientet e EITI Ndërkombëtar nga Znj. Oliana Valiguria, Drejtuesja Rajonale e Euro-Azisë në EITI dhe Znj. Olesia Nekhoroshko të cilat e cilësuan me rëndësi vizitën e stafit të Albeitit si një mundësi mjaft e mirë për të diskutuar mbi çështjet që lidhen me realizimin e standardit të ri EITI për vitin 2023 nisur edhe nga fakti që që ndër vite dhe veçanërsisht për periudhën prej vitit 2020 dhe aktualisht, Albeiti ka luajtur një rol mjaft të fortë në plotësimin e kërkesave të Standardit EITI aktual. Paralelisht përfaqësueset e EITI Ndërkombëtar e konsideruan aktivitetin e ALBEITI si një eksperiencë mjaft pozitive për tu ndjekur edhe nga vendet e tjera që aderojnë në standardin EITI.

Z. Tërpo në një nga ditët e takimit paraqiti një prezantim të veçantë lidhur me veprimtarinë e Albeiti në kuadrin e tranzicionit në fushën e energjive të rinovueshme duke theksuar se Shqipëria ka një potencial të lartë të Burimeve të Rinovueshme të Energjisë të cilat janë faktori kryesor energjetik për vendin tonë. Përdorimi i burimeve të tilla për prodhimin e energjisë përfaqëson një objektiv afatgjatë për zbatimin objektivave të politikave energjetike të vendit. Energjia e rinovueshme është zgjidhja për uljen e kësaj varësie strategjike nga importet dhe përmirësimin jo vetëm të sigurisë së furnizimit me energji, por edhe të sigurisë makroekonomike dhe politike të vendit duke ulur deficitin e brendshëm buxhetor. Theksi i prezantimit u vu tek çështja e raportimit në Raportin Eiti dhe përfshirjen në rastin e Shqipërisë të energjive të rinovueshme e cila i ka dhënë Shqipërisë rolin lider dhe të vetëm në të gjitha vendet EITI.

Konkretisht një takim me mjaft rëndësi ishte ai i zhvilluar me drejtorin ekzekutiv të EITI Ndërkombëtar Z. Mark Robinson, i cili falenderoi drejtuesin e ALBEITI-t, Z. Genci Tërpo dhe stafin pjesëmarrës nga Shqipëria për punën e realizuar deri më tani lidhur me garantimin e transparencës në fushën e industrisë nxjerrëse përmes realizimit në aktiviteteve dhe publikimit të raporteve si dhe kryerjes së veprimtarive korrektuese në përputhje me Standardin EITI..

Shqipëria në validimin e realizuar gjatë vitit 2021-2022 pati një performancë të vlerësuar duke theksuar se është ndër të paktat vende anëtare në Standardin EITI që ka kryesuar në proçesin e validimit. Shqipëria ka arritur një rezultat të përgjithshëm mesatar në zbatimin e Standardit EITI 2019 (82 pikë) ndërkohë që vendet e tjera kanë patur vështirësi në proçesin e pikëzimit. Rezultati i përgjithshëm pasqyron një mesatare të rezultateve të tre komponentëve në “Angazhimi i palëve të interesuara”, “Transparenca” dhe “Rezultatet dhe ndikimi”. Bordi EITI vlerësoi Shqipërinë për arritjen e një rezultati të lartë në “Rezultatet dhe ndikimin” (87 pikë). Kjo pasqyron kontributet e Shqipërisë EITI në dialogun e politikave dhe reformën për çështjet që lidhen me industritë nxjerrëse, duke përfshirë zhvillimin e legjislacionit të pronarëve përfitues dhe minierave, si dhe rregulloret mjedisore. Z. Robinson e cilësoi shumë të frytshëm takimin me stafin e Albeiti duke cilësuar se prezantimi i eksperiencës së Albeitit në Koferencën Globale të EITI në

vitin 2023 do jetë me shumë interes edhe për aktorët e tjerë që kontribuojnë në këtë fushë.

Drejtuesi i Sekretariati Kombëtar Albeiti Z. Genci Tërpo theksoi në takim se EITI mund të jetë një mjet për qeveritë që kërkojnë të forcojnë përgjegjshmërinë dhe mbikëqyrjen publike të sektorit të tyre në zhvillim të burimeve të rinovueshme. Raportimi EITI në Shqipëri shkon përtej standardit EITI dhe Shqipëria është i vetmi vend EITI duke ofruar informacion mbi sektorin e rëndësishëm të hidroenergjisë në vend, duke përfshirë kuadrin ligjor dhe rregullator, shifrat e prodhimit, të ardhurat e qeverisë dhe shpërndarjen e të ardhurave për autoritetet nënkombëtare. Pikërisht raportimi mbi standartin EITI që ka bërë Shqipëria të ndihmojë në informimin dhe vendimmarrjen si dhe krijimin e një mjedisi tërheqës investimi, ndërsa vendi kërkon të zhvillojë më tej sektorin e tij të burimeve të rinovueshme dhe është një ndër objektivat themelorë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në qeverinë e RSH në vijim. Përfaqësuesit e Albeiti realizuan një takim në Ministrinë e Energjisë dhe Naftës dhe u takuan me Znj. Gro Anundskaas e cila ishte Koordinatore Kombëtare e Norvegjisë në EITI . Së bashku diskutuan për eksperiencat e vendeve respektive si dhe për veprimtarinë e Albeiti në përfshirjen në Raport të energjive të rinovueshme. Gjithashtu me mjaft rëndësi ishte edhe takimi me Znj. Maja De Vibe përfaqësuese e kompanisë me pronësi shtetërore në Norvegji, Statkraft e cila është edhe kompania më madhe në Europë në fushën e energjisë së rinovueshme. Znj. De Vibe mbështeti bashkëpunimin me Albeitin në Shqipëri edhe në të ardhmen për të operuar me projekte të përbashkëta me qëllim plotësimin e kritereve të standardit EITI. Drejtuesi i Sekretaritit Albeiti Z. Genci Tërpo e cilësoi përaqësimin e Statkraft në Bordin Multifunksional EITI në Shqipëri me mjaft rëndësi nisur edhe nga imazhi i kompanisë dhe investimi i saj në Shqipëri por edhe paralelisht për faktin se kjo kompani ka një rol lider në fushën e energjisë së rinovueshme.

Në vijim stafi i Albeiti mori pjesë në diskutime për cështjen e realizimit të Raporteve fleksibël EITI si dhe për publikimin e mëtejshmë të të dhënave të hapura duke specifikuar dhe veprimtarinë në vijim të çështjeve të adresuara për korrektim.