04 Pri Mbledhje e Grupit Ndërinstitucional të Punës EITI (MSG)
Në 28 Mars 2018, Grupi Ndërinstitucional i Punës EITI (MSG) dhe Sekretariati Kombëtar EITI, organizuan takimin e radhës të punës në ambjentet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Mbledhja e MSG kishte në rend dite Shqyrtimin dhe diskutimin e Planit të Punës EITI 2018- 2019; Planin e veprimit lidhur me Veprimet Korrigjuese (Corrective Actions) të Përcaktuara nga Bordi Ndërkombëtar EITI në lidhje me proçesin e Validimit në Shqipëri; Azhornimin lidhur me proçedurat dhe statusin e Projektit Pilot mbi “Commodity Trading ” të inicuar nga Sekretariati Ndërkombëtar EITI me qëndër në Oslo, si dhe Diskutimin për fillimin e praktikave për Raportin EITI 2017.
Drejtori i Sekretariatit Kombëtar EITI z. Kamberi, fillimisht bëri një prezantim sintetik të aktiviteteve të Sekretariatit Kombëtar për periudhën 3 mujore të vitit 2018.
Në takim u ritheksua vlerësimi shumë pozitiv që Shqipëria siguroi në proçesin e Validimit Ndërkombëtar, duke u cilësuar me Progres Domethënës në implementimin e proçesit dhe standartit EITI, në promovimin e Transparencës dhe Mirëadministrimit të burimeve natyrore.
Në Progres Raportin EITI Ndërkombëtar 2018, Shqipëria hyn në ato tre vende të cilat kanë bërë progres real, lidhur me informacionin e publikuar mbi proçesin që ndiqet nga qeveria Shqiptare, për përcaktimin e blerësve të naftës së prodhuar nga pjesa me kapital shtetëror, si dhe të ardhurat që burojnë nga këto shitje.
Në proçesin e përgatitjes së Planit të Punës, në konformitet me Axhendën Kombëtare për Qeverisjen e Burimeve Natyrore, qëndra e aktiviteteve EITI do të jetë Prodhimi dhe publikimi i Raportit zyrtar EITI, duke marrë në konsideratë edhe Rekomandimet e Raportit 2016.
Në konceptimin e Planit të Punës përfshihen edhe prioritet si: Fokusi mbi të ardhurat e Pushtetit Lokal nga renta minerare, për maksimizimin e impaktit në komunitetet lokale; Forcimi i bashkëpunimit me Pushtetin Vendor për ngritjen e kapaciteteve për procesin EITI; Përmirësimi i kuadrit Ligjor për Transparencën, duke inkluduar komponentin e BO (Regjistrin Publik për BO në 2020); Trajtimi i Commodity Trading për raportimin e transaksioneve nga shitja e naftës dhe nënprodukteve të saj; Impakti i Industrive Nxjerrëse në Mjedis; Të dhëna të hapura dhe krijimi i një data base duke kaluar nga faza e parë e Informimit në Fazën e Dytë të Përdorimit të të dhënave; Ngritja e Kapaciteteve të grupeve të interesit dhe informimi publik për avantazhet e implementimit EITI; Mbështetja për Shoqërinë Civile; Krijimi i Kadastrës minerare etj.
Grupi Ndërinstitucional i Punës EITI (MSG), kryesuar nga Zv. Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë z. Aliko, diskutoi dhe shqyrtoi në mënyrë të detajuar aktivitetet e Planit të Punës EITI 2018- 2019 dhe vendosi që pas përditësimit me komentet e bëra nga secili anëtarë i MSG, Versioni Final i Planit të Punës i miratuar, të publikohet në faqen zyrtare të Sekretariatit Kombëtar EITI.
Në vijim të Takimit, u dhanë sygjerime dhe propozime në lidhje me Veprimet Korrigjuese (Corrective Actions) të dala nga proçesi i Validimit, të cilat duhet të adresohen brenda datës 13. 05. 2018 dhe ku MSG dhe veçanërisht Antarët e Shoqërisë Civile, do të përgatisin dhe prezantojnë një Plan Veprimi konkret, për korrigjimin dhe optimizimin e çështjeve dhe problematikave të formuluara nga Bordi Ndërkombëtar EITI, në matricën e Corrective Actions, që kanë të bëjnë kryesisht me angazhimin e Shoqerisë Civile në këtë proçes.
Po në kuadër të adresimit të Corrective Actions, në takim u diskutua edhe mbi angazhimin lidhur me problematika që kanë të bëjnë me: Shpenzimet për impaktin social(impact social), Shpërndarjen e të ardhurave lokale nga renta minerare dhe detyrimet që burojnë nga marreveshjet dhe kontratat, Cilësinë e të dhënave në proçesin e raportimit, përmirësimi i kuadrit ligjor lidhur me transparencën në industrinë nxjerrëse etj.
Një vëmendje e veçantë në këtë mbledhje, iu kushtua ecurisë së fazave të iplementimit të Projektit Pilot mbi Transparencën në Tregëtimin e Lëndëve të Para (Commodity Trading), të organizuar nga Sekretariati Ndërkombëtar EITI.
Në kuadër të Projektit për Commodity Trading, përfaqësuesit e Albpetrol në këtë takim, garantuan angazhimin e tyre maksimal, për mbështetjen dhe kontributin e tyre, që në bashkëpunim me Konsulentin e përzgjedhur, të mundësojnë finalizimin e Projektit pilot brënda termave kohore të planifikuara nga Sekretariati Ndërkombëtar EITI.