30 Gus Mbledhja e 55-të e Bordit Ndërkombëtar Eiti në Buenos Aires (Argjentinë)
Drejtuesi i Sekretariatit Kombëtar për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse ( (Albeiti) Z.Genci Tërpo ka marrë pjesë në mbledhjen e konstituimit të vendeve implementuese EITI gjatë zhvillimit të punimeve në mbledhjen e 55-të të Bordit Ndërkombëtar Eiti në Buenos Aires (Argjentinë). Në këtë takim u diskutua për çështje që lidhen me ndryshimet e standartit EITI si dhe për ndryshimet në bordin EITI në vijim.
Mbledhja e Bordit të EITI në kuadër të iniciativës për transparencë cilësohet si një nga veprimtaritë më të rëndësishme të Sekretariatit dhe kjo mbledhje ishte edhe e fundit me pjesëmarrjen e anëtarëve të bordit aktual, pasi gjatë muajve në vijim shtetet anëtare do të propozojne anëtarët e rinj të bordit ndërkombëtar të cilët do të vijojnë detyrën për një periudhë 3 vjeçare në mbarëvajtje të veprimtarisë EITI.