Krijimi i minierave

Minierat

 

SHQIPËRIA është një vend i pasur me burime të mineraleve të ndryshme. Zbulimi, shfrytëzimi dhe përpunimi i tyre, përbën një aktivitet të rëndësishëm për ekonominë e vendit. Tradicionalisht, mbas vitit 1944, industria nxjerrëse dhe e përpunimit të mineraleve si kromi, bakri, hekuri, qymyrguri, ka siguruar të ardhura të konsiderueshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zhvillimi i industrisë minerare ka kaluar në 3 faza:

Faza e parë, përfshin periudhën e paraçlirimit, deri në vitin 1945. Kjo fazë lidhet me dy ngjarje të rëndësishme për industrinë minerare. Në vitin 1922, u përpilua Harta Gjeologjike e Shqipërisë, e para e këtij lloji në Ballkan. Në vitin 1929, u hartua dhe miratua Ligji Minerar i Mbretërisë Shqiptare, i pari në Shqipëri, mbi bazën e të cilit filloi puna për zbulimin dhe shfrytëzimin e mineraleve.

Faza e dytë përfshin periudhën e mbasçlirimit deri në vitin 1994, vit në të cilin u miratua “Ligji minerar i Shqipërisë”, me asistencën e Bankës Botërore. Në këtë fazë 1945-1994, aktiviteti minerar ishte i centralizuar, në dorën e shtetit totalitar dhe organizimi ishte në formën e ndërmarrjeve shtetërore.

Faza e tretë, përfshin periudhën mbas vitit 1944 deri në ditët e sotme. Në këtë fazë minierat u privatizuan totalisht dhe aktualisht nuk ka asnjë minierë në aktivitet, ku të jetë pronar shteti.

Licencimi: Procesi i licencimit, dhënies së lejeve minerare ka filluar në fillim të fazës së tretë, në vitin 1995.

 

Deri më Nëntor, 2022 janë dhënë gjithsej 574 Leje Minerare (klikoni linkun)