20 Shk Kontributi i Hidrocentraleve për vitin 2016
Posted at 09:17h
in Lajme
Hidrocentralet private dhe ato me konçesion kontribuan me 28% të prodhimit vendas të energjisë për vitin 2016. Roli i tyre në rritjen e prodhimit vendas ka ardhur gjithnjë e në rritje, teksa për herë të parë pas shumë vitesh, Shqipëria ishte një eksportues neto në energji. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, prodhimi vendas shënoi vitin e kaluar 7,136,351Mw/h, nga të cilat 5,091,616 Mw/h u prodhuan nga HEC në pronësi të KESH dhe 2,044,735 Mw/h u prodhuan nga HEC private dhe ato me koncesion. Nga kjo sasi, HEC-i i ri i Banjës në lumin Devoll që u vu në punë për herë të parë më 2016 prodhoi 69,848 Mw/h.