Konferencë për shtyp – Raporti EITI 2013 dhe 2014

Konferencë për shtyp – Raporti EITI 2013 dhe 2014

12495020_889509034503914_8644021999114292368_n

Sot më 20 Janar, Sekretariati Shqiptar EITI dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë organizuan një konferencë për shtyp për publikimin e Raportit EITI 2013 dhe 2014.

Raporti i EITI për vitet 2013 dhe 2014 përmban një analizë të prodhimit dhe kontributit të sektorit të naftës e gazit, sektorit minerar dhe sektorit të hidroenergjisë, ashtu sikurse rakordimin e pagesave që operatorët në këto sektorë kanë paguar ndaj Shtetit.
Drejtuesja e Sekretariatit Shqiptar EITI, Znj. Dorina Çinari bëri një përmbledhje të gjetjeve kryesore të dala nga Raporti EITI për vitet 2013 dhe 2014, si përfshirja për herë të parë e sektorit të Hidroenergjisë në raportet EITI. Gjithashtu në fjalën e saj Znj. Çinari, theksoi se Raporti EITI 2013 dhe 2014 bën një fotografim për sa i përket kuadrit ligjor, paketës fiskale, rezervave minerare, liçensave aktive, proçeseve të liçensimit dhe veprimtarive të ndërmarrjeve shtetërore si Albpetrol, KESH, AKBN, etj.
I pranishëm në takim ishte dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z. Damian Gjiknuri, i cili në fjalën e tij nënvizoi se transaprenca është kontribut për mirëqeverisjen e vendit dhe vlerësoi të dhënat e çertifikuara për sektorin e naftës, gazit, minierave dhe hidroenergjisë të publikuara në Raportin EITI 2013 dhe 2014.
Të pranishëm në takim ishin përfaqësues nga industria nxjerrëse si dhe nga institucionet shtetërore bashkëpunuese në proçesin EITI.