Konferencë për Prezantimin e Raportit EITI 2016 dhe promovimin e Transparencës në aktivitetin e shfrytëzimit të Burimeve Natyrore në Shqipëri

Konferencë për Prezantimin e Raportit EITI 2016 dhe promovimin e Transparencës në aktivitetin e shfrytëzimit të Burimeve Natyrore në Shqipëri

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me Sekretariatin Kombëtar të Transparencës për Industrinë Nxjerrëse Alb EITI, organizoi në datë 28 Shkurt 2018, Konferencën me temë “Prezantim i Raportit EITI 2016 dhe promovimi i Transparencës në aktivitetin e shfrytëzimit të Burimeve Natyrore në Shqipëri

Në këtë Konferencë ishin të pranishëm Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enis Aliko, Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë z. Gentian Keri, Drejtori i Sekretariatit Kombëtar të Iniciativës Globale për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse z. Ardit Kamberi, Kryetari i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë  dhe  Mjedisin në Kuvendin e Shqipërisë,  z. Eduart Shalsi,  si dhe Përfaqësues nga institucionet shtetërore, Përfaqësues të Trupit Diplomatik, Përfaqësues të Donatorëve dhe Partnerëve Ndërkombëtarë, Përfaqësues nga Shoqëria Civile,  si dhe Përfaqësues të Bisnesit të Industrive Nxjerrëse.

Publikimi i të dhënave të Raportit Zyrtar Vjetor EITI 2016, finalizon aktivitetin vjetor të Sekretariatit Kombëtar EITI, me fokus në promovimin e Transparencës dhe Mirëadministrimin e Burimeve natyrore të vendit, fryt edhe i bashkëpunimit me MSG dhe  Grupet e  Interesit.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enis Aliko në fjalën tij duke përgëzuar Sekretariatin EITI-n për rezultatet, u shpreh se është e rëndësishme edhe angazhimi më i madh  i shoqërisë civile.

“Shqipëria siç e dini, është bërë anëtare e EITI nga vitit 2009. Synimi është që të rritet transparenca, për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur përfitimin e popullsisë nga vendburimet natyrore që në fund të fundit janë pronë e shtetit, pra pronë e gjithë qytetarëve.” – u shpreh Zv. Ministri Aliko.

Drejtori i Sekretariatit Kombëtar të Iniciativës Globale për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse z. Ardit Kamberi, theksoi Shqiperia është i vetmi vend në Rajon anëtar i Insiativës globale për Transparencë dhe se Transparenca ngushton hapsirat e Korrupsionit, ndërsa Qeverisja e mirë shkon më larg se thjesht Transparenca, në formatin e Hapur të saj, duke përfshirë në vendimarrje të gjithë grupeve të interesit.  Ndërsa Transparenca është e drejta për tu informuar, Formati i Hapur  është drejta e pjesëmarrjes”.

Gjithashtu, Kryetari i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë  dhe  Mjedisin, z. Eduart Shalsi vlerësoi progresin e bërë nga Sekretariati EITI në proçesin disavjeçar të promovimit të Transparencës në Shqipëri.

Në Konferencë mbajtën Fjalë dhe drejtues  të Shoqatës së Investitorëve të Huaj(FIAA); përfaqësues të kompanive TAP, Shell Albania, Statkraft (Devoll HP), Antea Cement, përfaqësues të Shoqërisë Civile, botës Akademike etj. të cilët theksuan rëndësinë e proçesit të Transparencës dhe mbështetjen e tij nga të tre brinjët e Trekëndëshit: Qeveri, Biznes dhe Shoqëri Civile.

Deri në momentin aktual,  Sekretariati AlbEITI  ka prodhuar  Raporte për 8 vite fiskale  2009-2016, duke bërë progres kaulitativ, pasi në Raportet që nga viti 2013 janë përfshirë, përveç naftës, gazit dhe mineraleve, të dhëna të sektorit të Hidroenergjisë.

Referuar të dhënave të Raportit EITI 2016, përgatitur nga Deloitt Albania, Prodhimi i gjeneruar nga të 3 sektorët në vitin 2016 u vlerësua në 834 milione USD, të detajuar në: Prodhimin e Naftës bruto në 179.2 milione USD, Mineraret: 214 milione USD dhe Energjia elektrike në 441 milionë USD,  e cila ka bërë një progres sinjifikativ me një rritje mbi 315 % në raport me vitin 2013.

Në vitin 2016, eksportet e Naftës bruto arritën në 899 mijë ton, rreth 87% të totalit të prodhimit të naftës bruto në vend.   Vlera e eksporteve kapi shifrën prej  155.78 milion USD.

Sektori nxjerrës i Naftës dhe gazit punësoi mesatarisht rreth 3,080 punonjës gjatë vitit 2016, ku Albpetrol përfaqësonte punëdhënësin më të madh me rreth 64% të të punësuarve në sektorin nxjerrës të naftës.

Prodhimi minerar Kromi dhe Ferrokromi zinin peshën krysore të prodhimit minerar gjatë vitit 2016,  me rreth 74% të prodhimit të përgjithshëm, me prodhim respektiv 730 mijë ton dhe 49 mijë ton; me  vlerë rreth 148.7 milionë USD.

Në vitin 2016, në Sektorin Elektro-Energjitik  u prodhuan rreth 5,091 GWh, ku KESH gjeneroi rreth 71.4% të prodhimit vendas të energjisë me një kapacitet hidroenergjetik të instaluar prej 1,350 MW, ndërtuar në kaskadën e lumit Drin.

Proçesi i përgatitjes së Raportit EITI 2016 inkludoi: të Gjitha shoqëritë që operojnë në kërkimin dhe prodhimin e Naftës dhe gazit;  120 shoqëri Minerare (me kontribut me mbi 80 % të prodhimit minerar total), si  dhe 12 shoqëri të sektorit Hidro-Energjitik.

Në mesin e muajit Shkurt 2018 Bordi Ndërkombëtar EITI, me qëndër në Oslo, pas proçesit të Validimit shpalli zyrtarisht rezultatin që Shqipëria ka bërë Progres Domethënës në zbatimin e standardit EITI.

Bordi EITI  Ndërkombëtar përgëzoi Qeverinë Shqiptare dhe Grupin Ndër-Institucional të Punës (MSG),  për progresin e bërë në Përmirësimin e Transparencës dhe llogaridhënies në industritë nxjerrëse, duke e përdorur proçesin për të adresuar çështje lokale, jo vetëm nëpërmjet shpërndarjes aktive të informacionit,  por edhe nëpërmjet përpjekjeve për të mbërritur në terren, si dhe duke e shtrirë raportimin në sektorin e Hidro-energjisë.

Bordi EITI Ndërkombëtar dha gjithashtu një sërë rekomandimesh me qëllim forcimin e transparencës, veçanërisht duke garantuar akses më të gjerë në informacion nga ana e publikut mbi Ndërmarrjet shtetërore dhe transaksionet e tyre;  taksat dhe shpërndarjen e të ardhurave në Nivel lokal;  si dhe duke rritur angazhimin aktiv dhe efikas të Shoqërisë civile në proçesin EITI.

Në Prioritetet kryesore të veprimtarisë së Sekretariatit Kombëtar EITI për vitin 2018 përfshihet   Transparenca e Përfituesve dhe Pronarëve Reale, si një nga objektivat më të Rinj të  EITI  Ndërkombëtar.  Deri në vitin 2020, çdo kompani me aktivitet në industrinë nxjerrëse, synohet të publikojë identitetin e plotë të Pronarëve dhe Përfituesve reale, si element esencial për adresimin e problematikave si korrupsioni, konflikti i interesit dhe evazioni fiskal. Në këtë kontekst,   është  iniciuar edhe një draft i ri Ligjor për Transparencën në Industrinë Nxjerrëse, shoqëruar edhe me krijimin e një Regjistri Publik që përmban informacion  të detajuar për Pronarët Realë.

Kjo inciativë shkon në koherencë të plotë me Vendimin e  Unionit Europian për të gjithë vendet anëtare, për të publikuar Regjistrat publike për Përfituesit Realë  Prioritete të tjerë të rëndësishëm ku do të fokusohet  aktiviteti i Sekretariatit Kombëtar EITI, me mbështetjen  e Bankës Botërore   janë: Implementimi i Rekomandimeve të Raporteve Kombëtare dhe Validimit Ndërkombëtar në konformitet me standartin EITI;   Transparenca e të Ardhurave Lokale  nga shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe përfitimet reale në kohë dhe sasi të komuniteteve të cilat jetojnë në zonat ku ushtrohen këto aktivitete;  Vlerësimin në impaktin Mjedisor të aktiviteteve dhe projekteve në sektorët e Hidrokarbureve, Minierave dhe Elektro–Energjisë;  Bashkëpunim me Pushtetin vendor lidhur me Transparencën e plotë të të ardhurave nga renta dhe komponenti lokal i marrëveshjeve, si dhe destinimi dhe efektiviteti i tyre në impaktin social; Transparenca në transaksionet dhe shitjet e produkteve të naftës (Commodity Trading)   Krijimi i Kadastre Minerare;  Përdorimi i të Dhënave të Hapura;  Rritja e rolit të Shoqërisë Civile në proçesin e Transparencës etj.