Konferenca Globale EITI – Paris 2019

Konferenca Globale EITI – Paris 2019

Në Paris në datat 17-19 Qershor u zhvillua Konferenca Globale EITI 2019, me një pjesëmarrje shumë të gjere mbi 1.000 përfaqësues nga 98 shtete të ndryshme, i cili është Forumi më i madh botëror 3- vjeçar periodik i EITI Ndërkombëtar,  nën logon “Open Data Build Trust -Të dhënat e Hapura Ndërtojnë Besimin”.

Shqipëria u përfaqësua në këtë event global nga një delegacion me përbërje nga MSG dhe Sekretariati Kombëtar Alb-EITI, përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përfaqësues të Shoqërisë civile dhe Bizneseve të IN,  si dhe përfaqësues të Misionit të OSBE në Shqipëri.

Në ditën e parë të eventit u zhvillua  Takimi zyrtar i Koordinatorëve Kombëtarë, ku u prezantua formati i ri i Standartit EITI 2019, ku inkludohen përmirësime të cilat përfshijnë: Raportimin për Impaktin Mjedisor, Transaksionet e Ndërmarrjeve Shtetërore; Transparenca e Kontrateve; Balanca Gjinore në proçeset EITI;  si dhe Raportimi i disintegruar i Kontratave.

Po ashtu, në datën 17 Qershor u zhvillua Mbledhja 43- të e Bordit Ndërkombëtar EITI, ku u zyrtarizua edhe përbërja e re e Bordit Ndërkombëtar,  nën kryesimin e zj. Helen Clarck.

Gjatë mbledhjes së Bordit Ndërkombëtar EITI u evidentuan edhe rezultatet pozitive të proçesit të Validimit të dytë ndërkombëtar për progresin e Shqipërisë të zhvilluar në Prill 2019.

Në sesionet e datave 18-19 Qershor të Konferencës Globale,  diskutuan dhe morrën fjalën  Kryetarë Shtetesh, Ministra dhe qeveritarë të lartë të shumë vendeve anëtare EITI, përfaqësues të Institucioneve Ndërkombëtare, Bankës Botërore; OECD; Drejtues të EITI Ndërkombëtar- z.Mark Robinson Drejtor Ekzekutiv; përfaqësues të Bizneseve lider globalë të sektorëve Hidrokarburë, Minierave dhe Energjitike (BP, Total SA , Royal Dutch Shell Plc, Rio Tinto, Anglo American Plc, Tullow Oil, Ford, International Council of Mining and Metals  Freeport-McMoRan Inc. etj.); përfaqësues të Shoqërisë Civile – Publish What You Pay,  si dhe me një prezencë dhe mbulim shumë të zgjeruar nga shumë media ndërkombëtare.

Tematikat kryesore të diskutimeve dhe fjalëve në Sesionet e eventit konsistonin në: Axhendën e aktualizuar EITI në funksion të trendeve botërore në funksion të rritjes së besimit publik, transparencës, informacionit dhe luftës kundër korrupsionit dhe informalitetit;   Arritjet EITI nga Konferenca e Limës në Konferencën e Parisit dhe përmirësimet në Standartin Ndërkombëtar EITI 2019;   Të dhënat e Hapura dhe Qeveria e Hapur, për të ofruar informacion të aktualizuar dhe akses në vendimarrje për publikun, duke forcuar  sistemet qeveritare dhe debatin publik; Përfitimi i Bizneseve nga forcimi i klimës së Transparencës në sektorët e Industrive nxjerrëse; Pozicionimi i Shoqërisë Civile në linjën e parë të aktivitetit EITI ndërkombëtar;  Impaktet Sociale; Mjedisore dhe lokale të Industrisë Nxjerrëse;  Si mund të ndihmojë Transparenca në mobilizimin e Burimeve natyrore të vendeve; Transparenca e Kontratave 2021;  si dhe Commodity Trading  dhe Transparenca e transaksioneve të SOE.

Delegacioni shqiptar ishte pjesë aktive e sesioneve të Konferencës  Globale, duke evidentuar arritjet e Alb-EITI në stendën e dedikuar për Shqipërinë; në prezantimet interaktive të organizuara për 38 shtete anëtare,  si dhe në takimet e shumta  multilaterale dhe bilaterale.

Në takimet e realizuara me Zv. Drejtorin e Përgjithshëm të EITI Ndërkombëtar -z. Eddie Rich; Koordinatorët për Shqipërinë – zj. Oliana Valigura;  Anëtare të Bordit Ndërkombëtar EITI;  me përfaqësues të Sekretariatit EITI Ukrainë, nga ana e z. Ardit Kamberi u diskutuan dhe evidentuan arritjet dhe sfidat e proçesit të Transparencës në shfrytëzimin e burimeve natyrore Shqipëri, duke vënë theksin në objektivat kryesore aktuale si Transparenca për Pronarët Realë (BO), Commodity Trading/SOE; Veprimet korrigjuese nga Validimi, Koordinimin ndërkombëtar, Ngritjen e kapaciteteve dhe potencimin e rolit të Shoqërisë civile, si dhe Impaktin Mjedisor dhe Lokal i Industrisë Nxjerrëse.

Konferenca Globale EITI Paris 2019 edhe një herë në mënyrë evidente reflektoi rëndësinë shumë të madhe të implementimit dhe promovimit të Transparencës në sektorët e Industrisë Nxjerrëse,  si një nga mekanizmat më efiçiente dhe të garantuara për maksimizimin e përfitimit publik nga burimet natyrore dhe evidentimin e EITI si një platformë shumë  efikase e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërkombëtar,  për luftën ndaj korrupsionit dhe informalitetit, si dhe përmirësimin e sistemeve qeveritare në funksion të mirëadministrimit  të burimeve natyrore.