06 Qer Kërkesë për shprehje interesi – Shërbime konsulence – Përzgjedhja e individëve
MINISTRIA E ENERGJISË DHE INDUSTRISË
EITI
Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
(SHËRBIME KONSULENCE– PËRZGJEDHJA E INDIVIDËVE)
Republika e Shqipërisë
Ministria e Energjisë dhe Industrisë
Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse
Granti Nr.: TF0A1769
Titulli i paketës: Përzgjedhja e një Konsulenti Individual për hartimin e Strategjisë së Komunikimit 2016 – 2017
Nr. i Referencës: ALBEITI/IC/001
Kjo Kërkesë për Shprehje Interesi publikohet pas Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit për këtë projekt, i publikuar në Development Business online Nr. WB 2414-05/16 më 27 Maj 2016.
Republika e Shqipërisë ka marrë financim nga Banka Botërore për llogari të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri) dhe synon të përdorë një pjesë të financimit për shërbime konsulence.
Shërbimet e konsulencës (“Shërbimet”) përfshijnë përzgjedhjen e një konsulenti individual për të ofruar shërbimet për hartimin e Strategjisë së Komunikimit 2016 – 2017. Qëllimi i shërbimeve konsulente është të rrisë ndërgjegjësimin publik dhe të krijojë debate informacioni për pjesëmarrësit në proces. Periudha e zbatimit të kontratës do të jetë afërsisht 40 ditë nga nënshkrimi i Kontratës.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë fton konsulente individualë të përshtatshëm (“Konsulentë”) të shprehin interesin e tyre në ofrimin e Shërbimeve. Konsulentët e interesuar duhet të japin informacion që paraqet kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencën e përshtatshme për të kryer Shërbimet. Kriteret e përfshirjes në listën e shkurtër janë:
- Eksperiencë në përgatitjen e strategjive të komunikimit në sektorin / projekte të energjisë;
- Rekorde të provueshme në punë të ngjashme;
- Eksperiencë në përdorimin dhe ndikimin e medias elektronike;
- Lidhje me rrjetin e medias së shkruar dhe vizuale;
- Preferohen njohuritë/eksperienca me standartet e komunikimit EITI;
- Master në shkenca komunikimi;
Konsulentëve të interesuar iu kërkohet t’i kushtojnë vëmendje paragrafit 1.9 të Udhëzimeve të Bankës Botërore: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve sipas Huave të IBRD dhe Kredive dhe Granteve të IDA nga Huamarrësit e Bankës Botërore, të datës Janar 2011 (“Udhëzimet për Konsulentët”), që përcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit.
Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me metodën e Konsulentëve Individualë (IC) të përcaktuar në Udhëzimet e Konsulentëve.
Më shumë informacion mund të merret në adresën e mëposhtme gjatë orarit zyrtar 08.00 deri 16.30 nga e hëna deri të enjten dhe 08.30 deri 14.00 të premten.
Shprehjet e interesit mund të dorëzohen zyrtarisht në adresën e mëposhtme (personalisht, ose me postë, ose me faks, ose me e-mail) deri më 17 Qershor 2016 ora 14:00.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë
Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)
Në vëmendje të: Znj. Dorina Çinari, Drejtuese e Sekretariatit EITI Shqipëri
Blv. Zhan D’Ark, Godina 3, mbrapa Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kati V,
Zyra Nr. 406, Tiranë
E-mail: Dorina.Cinari@albeiti.gov.al