Kërkesë për shprehje interesi: Shërbime konsulence-përzgjedhja e firmave

Kërkesë për shprehje interesi: Shërbime konsulence-përzgjedhja e firmave

Republika e Shqipërisë

Ministria e Energjisë dhe Industrisë

Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse

Granti Nr.: TF 014999

Titulli i paketës: Selection of a Firm as an Independent Administrator to Prepare and Reconcile the EITI Report 2011 and the EITI Report 2012

Nr. i Referencës: ALBEITI/CQ/001

Kjo Kërkesë për Shprehje Interesi publikohet pas Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit për këtë projekt, i publikuar në Development Business online No. wb1346-03/14, të datës 7 Mars 2014.

Republika e Shqipërisë ka marrë financim nga Banka Botërore për llogari të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (ALBEITI) dhe synon të përdorë një pjesë të financimit nga Granti për shërbimet e konsulencës për përzgjedhjen e një Firme si Administrator i Pavarur për të përgatitur dhe rakorduar Raportin EITI 2011 dhe Raportin EITI 2012.

Shërbimet e konsulencës (“Shërbimet”) përfshijnë përzgjedhjen e një firme kompetente dhe të besueshme për të ofruar shërbimet si Administrator i Pavarur në përputhje me Standartin EITI. Qëllimi i shërbimeve konsulente është të mbledhë, të shqyrtojë, të analizojë dhe deri në masën e rënë dakord të rakordojë, të dhënat nga minierat dhe kompanitë e naftës dhe të ardhurat e marra nga qeveria nga këto kompani për të siguruar se ka transparencë në pagesat e bëra nga këto kompani dhe se pagesat janë bërë në kohën e duhur, në dy raporte te vecanta, për vitin fiskal 2011 dhe për vitin fiskal 2012. Periudha e zbatimit të kontratës do të jetë afërsisht 7 muaj nga nënshkrimi i Kontratës.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë fton firma konsulente të përshtatshme (“Konsulentë”) të shprehin interesin e tyre në ofrimin e Shërbimeve. Konsulentët e interesuar duhet të japin informacion që paraqet kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencën e përshtatshme për të kryer Shërbimet. Kriteret e përfshirjes në listën e shkurtër janë: kualifikimet e përgjithshme të Konsulentit, përshkrime të kontratave të ngjashme eksperiencë në kushte të ngjashme dhe disponueshmëria e kualifikimeve të duhura të stafit..

Konsulentëve të interesuar iu kërkohet t’i kushtojnë vëmendje paragrafit 1.9 të Udhëzimeve të Bankës Botërore: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve sipas Huave të IBRD dhe Kredive dhe Granteve të IDA nga Huamarrësit e Bankës Botërore, të datës Janar 2011 (“Udhëzimet për Konsulentët”), që përcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit.

Konsulentët mund të bashkohen me firma të tjera në formën e bashkimit të operatorëve ose të nënkosulencës për të rritur kualifikimet e tyre.

Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me metodën e Kualifikimeve të Konsulentëve (CQ) të përcaktuar në Udhëzimet e Konsulentëve.

Më shumë informacion mund të merret në adresën e mëposhtme gjatë orarit zyrtar 08.00 deri 16.30 nga e hëna deri të enjten dhe 08.30 deri 14.00 të premten.

Shprehjet e interesit mund të dorëzohen zyrtarisht në adresën e mëposhtme (personalisht, ose me postë, ose me faks, ose me e-mail) deri më 24 Mars 2014.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë

Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (ALBEITI)

Në vëmendje të: Znj. Dorina Çinari, Drejtuese e Sekretariatit ALBEITI

Godina 3, mbrapa Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kati V,

Zyra Nr. 406, Tiranë

E-mail: Dorina.Cinari@albeiti.gov.al