06 Qer Kërkesë për shprehje interesi – Shërbime konsulence – Përzgjedhja e firmave
MINISTRIA E ENERGJISË DHE INDUSTRISË
EITI
Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
(SHËRBIME KONSULENCE– PËRZGJEDHJA E FIRMAVE)
Republika e Shqipërisë
Ministria e Energjisë dhe Industrisë
Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse
Granti Nr.: TF0A1769
Titulli i paketës: Përzgjedhja e një Firme si Administrator i Pavarur për Përgatitjen dhe Përafrimin e Raporteve EITI 2015 dhe EITI 2016
Nr. i Referencës: ALBEITI/CQ/001
Kjo Kërkesë për Shprehje Interesi publikohet pas Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit për këtë projekt, i publikuar në Development Business online Nr. WB 2414-05/16 më 27 Maj, 2016.
Republika e Shqipërisë ka marrë financim nga Banka Botërore për llogari të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri) dhe synon të përdorë një pjesë të financimit për shërbime konsulence.
Shërbimet e konsulencës (“Shërbimet”) përfshijnë përzgjedhjen e një firme kompetente dhe të besueshme, pa konflikt interesi, për të ofruar shërbimet si Administrator i Pavarur në përputhje me Standartin EITI. Qëllimi i shërbimeve konsulente është (i) të përgatisë raportet EITI për vitet fiskale 2015 dhe 2016 në përputhje me Standartet EITI; (ii) të përgatisë Modelin e të Dhënave Përmbledhëse; dhe (iii) të trainojë të gjithë raportuesit mbi Standartet EITI dhe Modelin e Raportimit. Periudha e zbatimit të kontratës do të jetë afërsisht 5 muaj nga nënshkrimi i Kontratës për përgatitjen e raportit EITI 2015.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë fton firma konsulente të përshtatshme (“Konsulentë”) të shprehin interesin e tyre në ofrimin e Shërbimeve. Konsulentët e interesuar duhet të japin informacion që paraqet kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencën e përshtatshme për të kryer Shërbimet. Kriteret e përfshirjes në listën e shkurtër janë:
- Kualifikimet e përgjithshme të Konsulentit (10 pikë);
- përshkrime të kontratave të ngjashme, eksperiencë në kushte të ngjashme (60 pikë); dhe
- Disponueshmëria e kualifikimeve të duhura të stafit (30 pikë).
Konsulentëve të interesuar iu kërkohet t’i kushtojnë vëmendje paragrafit 1.9 të Udhëzimeve të Bankës Botërore: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve sipas Huave të IBRD dhe Kredive dhe Granteve të IDA nga Huamarrësit e Bankës Botërore, të datës Janar 2011 (“Udhëzimet për Konsulentët”), që përcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit.
Konsulentët mund të bashkohen me firma të tjera në formën e bashkimit të operatorëve ose të nënkosulencës për të rritur kualifikimet e tyre.
Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me metodën e Kualifikimeve të Konsulentëve (CQ) të përcaktuar në Udhëzimet e Konsulentëve.
Më shumë informacion mund të merret në adresën e mëposhtme gjatë orarit zyrtar 08.00 deri 16.30 nga e hëna deri të enjten dhe 08.30 deri 14.00 të premten.
Shprehjet e interesit mund të dorëzohen zyrtarisht në adresën e mëposhtme (personalisht, ose me postë, ose me faks, ose me e-mail) deri më 17 Qershor 2016, ora 14:00.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë
Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)
Në vëmendje të: Znj. Dorina Çinari, Drejtuese e Sekretariatit EITI Shqipëri
Blv. Zhan D’Ark, Godina 3, mbrapa Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kati V,
Zyra Nr. 406, Tiranë
E-mail: Dorina.Cinari@albeiti.gov.al