Kërkesë për shprehje interesi – Shërbime konsulence – Përzgjedhja e firmave

Kërkesë për shprehje interesi – Shërbime konsulence – Përzgjedhja e firmave

stema

MINISTRIA E ENERGJISË DHE INDUSTRISË
EITI
Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse

 KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
(SHËRBIME KONSULENCE– PËRZGJEDHJA E FIRMAVE)

Republika e Shqipërisë
Ministria e Energjisë dhe Industrisë
Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse
Granti Nr.: TF0A1769

Titulli i paketës:         Përzgjedhja e një Firme për Rishikimin Ligjor dhe Rregullator të kuadrit ligjor kombëtar
Nr. i Referencës:        ALBEITI/CQ/002

Kjo Kërkesë për Shprehje Interesi publikohet pas Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit për këtë projekt, i publikuar në Development Business online Nr. WB 2414-05/16 më 27 Maj, 2016.

Republika e Shqipërisë ka marrë financim nga Banka Botërore për llogari të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri) dhe synon të përdorë një pjesë të financimit për shërbime konsulence.

Shërbimet e konsulencës (“Shërbimet”) përfshijnë përzgjedhjen e një firme që do të kryejë Rishikimin Ligjor dhe Rregullator të kuadrit ligjor kombëtar për të identifikuar pengesat në mbledhjen e ngadaltë të të dhënave nga Agjensitë dhe Operatorët Shtetërorë në proçeset EITI dhe në përgatitjen e raporteve EITI si edhe të mbështesë përpjekjet e Qeverisë për krijimin e një kuadri ligjor të saktë për zbatimin e qëndrueshëm të Nismës për Transparencë në zbatimin e EITI në vend. Periudha e zbatimit të kontratës do të jetë afërsisht 1 vit nga nënshkrimi i Kontratës.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë fton firma konsulente të përshtatshme (“Konsulentë”) të shprehin interesin e tyre në ofrimin e Shërbimeve. Konsulentët e interesuar duhet të japin informacion që paraqet kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencën e përshtatshme për të kryer Shërbimet. Kriteret e përfshirjes në listën e shkurtër janë:

  • Kualifikimet e përgjithshme të Konsulentit (10 pikë);
  • përshkrime të kontratave të ngjashme, eksperiencë në kushte të ngjashme (60 pikë); dhe
  • Disponueshmëria e kualifikimeve të duhura të stafit (30 pikë).

Konsulentëve të interesuar iu kërkohet t’i kushtojnë vëmendje paragrafit 1.9 të Udhëzimeve të Bankës Botërore: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve sipas Huave të IBRD dhe Kredive dhe Granteve të IDA nga Huamarrësit e Bankës Botërore, të datës Janar 2011 (“Udhëzimet për Konsulentët”), që përcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit.

Konsulentët mund të bashkohen me firma të tjera në formën e bashkimit të operatorëve ose të nënkosulencës për të rritur kualifikimet e tyre.

Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me metodën e Kualifikimeve të Konsulentëve (CQ) të përcaktuar në Udhëzimet e Konsulentëve.

Më shumë informacion mund të merret në adresën e mëposhtme gjatë orarit zyrtar 08.00 deri 16.30 nga e hëna deri të enjten dhe 08.30 deri 14.00 të premten.

Shprehjet e interesit mund të dorëzohen zyrtarisht në adresën e mëposhtme (personalisht, ose me postë, ose me faks, ose me e-mail) deri më 17 Qershor 2016, ora 14:00.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë
Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)
Në vëmendje të: Znj. Dorina Çinari, Drejtuese e Sekretariatit EITI Shqipëri
Blv. Zhan D’Ark, Godina 3, mbrapa Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kati V,
Zyra Nr. 406, Tiranë
E-mail: Dorina.Cinari@albeiti.gov.al