Kërkesë për Shprehje Interesi-Shërbime konsulence për inventarizimin, digjitalizimin dhe krijimin e Portalit të Kadastrës Minerare

Kërkesë për Shprehje Interesi-Shërbime konsulence për inventarizimin, digjitalizimin dhe krijimin e Portalit të Kadastrës Minerare

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

(SHËRBIME KONSULENCE– PËRZGJEDHJA E FIRMAVE)

 

Republika e Shqipërisë

Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse

Granti Nr.: TF0A6493

 

Titulli i paketës:        Shërbime konsulence për inventarizimin, digjitalizimin dhe krijimin e Portalit të Kadastrës Minerare.

 

Nr. i Referencës:        ALBEITI/CS/CQ/F.2

 

Kjo Kërkesë për Shprehje Interesi publikohet pas Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit për këtë projekt, i publikuar në Development Business online No. WB3513-03/19, të datës 15 Mars 2019.

 

Republika e Shqipërisë ka marrë financim nga Banka Botërore për llogari të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (ALBEITI) dhe synon të përdorë një pjesë të financimit për shërbime konsulence.

 

Shërbimet e konsulencës (“Shërbimet”) përfshijnë krijimin e Kadastrës Minerare Digjitale. Qëllimi kryesor i shërbimeve të konsulencës është vlerësimi i situatës aktuale sa i përket rregjistrit minerar ekzistues, mbledhjes së të dhënave, përpunimit dhe krijimit të një Kadastre Minerare Digjitale.

Shërbimet do të:

a) Analizojnë situatën aktuale të rregjistrit minerar ekzistues. Konsulenti do të përditësojë dhe dokumentojë ligjet dhe rregulloret për minierat.

b) Identifikojë komponentët që përfshihen në rregjistrin minerar ekzistues. Konsulenti do të verifikojë sistemin minerar ekzistues. Verifikimi do të jetë desk-based dhe do të synojë të krijojë një kornizë të plotë të bazës aktuale të të dhënave dhe do të identifikojë mangësitë që kanë nevojë të rishikohen.

c) Propozojë përfshirjen e elementëve të rinj. Konsulenti do të propozojë një metodë për kodimin e lejeve, që lejon identifikimin e saktë të lejeve si dhe gjurmimin e historisë së tyre.

d) Zhvillojë dhe integrojë rezultatet në një Portal Web GIS. Konsulenti do të zhvillojë dhe integrojë të gjitha gjetjet në një portal të vetëm web GIS, i cili do të jetë i aksesueshëm nga institucionet përkatëse të administratës publike dhe palët e tjera të interesuara, të cilët kanë akses të paracaktuar.

Periudha e zbatimit të kontratës do të jetë afërsisht 70 ditë nga nënshkrimi i Kontratës.

Termat e detajuara të Referencës (TOR) për këtë shërbim mund të gjenden në faqen e internetit: www.albeiti.org.

 

Sekretariati Shqiptar ALBEITI fton firma konsulente të përshtatshme (“Konsulentë”) të shprehin interesin e tyre në ofrimin e Shërbimeve. Konsulentët e interesuar duhet të japin informacion që paraqet kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencën e përshtatshme për të kryer Shërbimet (në gjuhën angleze). Kriteret e vlerësimit janë:

 

  • Kualifikimet e përgjithshme dhe eksperienca e Konsulentit, përfshirë llojin e aktivitetit që ushtron dhe prej sa vitesh operon në këtë fushë (40 pikë);
  • Përshkrime të kontratave të ngjashme, eksperiencë në kushte të ngjashme (50 pikë); dhe
  • Aftësia teknike dhe menaxheriale e konsulentit, ekspertiza e stafit të Konsulentit (10 pikë).

 

Ekspertët kryesorë nuk do të vlerësohen në këtë fazë.

 

Konsulentëve të interesuar iu kërkohet t’i kushtojnë vëmendje Seksionit III, paragrafët 3.14, 3.16 dhe 3.17 të “Rregullores së Prokurimeve për Huamarrësit e Financimeve të Projekteve të Investimeve” të Bankës Botërore, botimi Korrik 2016, rishikuar në Nëntor 2017, (“Rregullorja e Prokurimeve”), që përcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit.

 

Konsulentët mund të bashkohen me firma të tjera për të rritur kualifikimet e tyre, por duhet të paraqesin qartë nëse bashkimi është në formën e bashkimit të operatorëve dhe/ose të nënkosulencës. Në rastin e bashkimit të operatorëve, të gjithë partnerët duhet të jenë përgjegjës bashkarisht dhe veçmas për zbatimin e kontratës, në rast se përzgjidhen fitues.

 

Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me metodën e Përzgjedhjes bazuar në Kualifikimet e Konsulentëve (CQ) të përcaktuar në Rregulloren e Prokurimeve.

 

Më shumë informacion mund të merret në adresën e mëposhtme gjatë orarit zyrtar 08.00 deri 16.30 nga e hëna deri të enjten dhe 08.30 deri 14.00 të premten.

 

Shprehjet e interesit mund të dorëzohen zyrtarisht në adresën e mëposhtme (personalisht, ose me postë, ose me e-mail) deri më 28 Shtator 2020.

 

Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)

Në vëmendje: Z. Genci Tërpo, Drejtues i Sekretariatit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)

Adresa: Blv. “Zhan D’Ark”, Ish godina ME, Kati IV, Tiranë, Shqipëri

Tel: +355 4 2264645,

E-mail:sekretariati@albeiti.gov.al

Web: www.albeiti.org

TERMAT E REFERENCËS -SHËRBIME KONSULENCE PËR INVENTARIZIMIN, DIGJITALIZIMIN DHE KRIJIMIN E PORTALIT TË KADASTRËS MINERARE KLIKO KËTU