Kërkesë për shprehje interesi- shërbime konsulence për informimin, sensibilizimin dhe konsultimin me të gjithë aktorët e msg, kompanive nxjerrëse, cso mbi zbatimin e pronësisë reale(benficial ownership) dhe ndryshimeve në kuadrin ligjor/rregullator mbi transparencën në industrinë nxjerrëse si dhe krijimi i regjistrit publik të pronarëve realë

Kërkesë për shprehje interesi- shërbime konsulence për informimin, sensibilizimin dhe konsultimin me të gjithë aktorët e msg, kompanive nxjerrëse, cso mbi zbatimin e pronësisë reale(benficial ownership) dhe ndryshimeve në kuadrin ligjor/rregullator mbi transparencën në industrinë nxjerrëse si dhe krijimi i regjistrit publik të pronarëve realë

Republika e Shqipërisë

Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse

Granti Nr.: TF0A6493

Titulli i paketës:Shërbime konsulence për informimin, sensibilizimin dhe konsultimin me të gjithë aktorët e MSG, kompanive nxjerrëse, CSO mbi zbatimin e pronësisë reale (Beneficial Ownership) dhe ndryshimeve në kuadrin Ligjor / Rregullator mbi Transparencën në Industritë Nxjerrëse si dhe krijimi i Rregjistrit publik të Pronarëve Realë

Nr. i Referencës:        ALBEITI/CS/CQ/F.1

Kjo Kërkesë për Shprehje Interesi publikohet pas Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit për këtë projekt, i publikuar në Development Business online No. WB3513-03/19, të datës 15 Mars 2019.

Republika e Shqipërisë ka marrë financim nga Banka Botërore për llogari të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (ALBEITI) dhe synon të përdorë një pjesë të financimit për shërbime konsulence.

Shërbimet e konsulencës (“Shërbimet”) përfshijnë një studim për krijimin e një mekanizmi që përcakton mënyrën si duhet të mblidhen dhe publikohen kërkesat për të dhënat raportuese të Pronarëve Realë dhe Krijimin e Regjistrit Publik të BO. Qëllimi i konsulencës është i) Identifikimi i kuadrit dhe praktikave aktuale ligjore dhe rregullatore që lidhen me raportimin e kompanive mbi informacionin e pronarëve, ii) Përcaktimi i kompanive që do t’u kërkohet të publikojnë pronarët e tyre realë në përputhje me Standartin EITI, iii) vlerësimi i kapaciteteve institucionale të agjencive qeveritare që aktualisht mbledhin të dhëna të kompanive për të lehtësuar mbledhjen e të dhënave të pronarëve realë, iv) ofrimi i rekomandimeve për metodologjinë e mbledhjes së të dhënave dhe sugjerimi se cilat institucione mund të jenë platforma të përshtatshme për zbatimin e objektivave të MSG / qeverisë në lidhje me pronarët realë; v) Zhvillimi dhe finalizimi i një modeli të regjistrit publik të pronarëve realë; vi) organizimi i workshopeve për MSG, EITI Shqipëri dhe aktorë të tjerë në krijimin e modelit të Regjistrit. Periudha e zbatimit të kontratës do të jetë afërsisht 5 muaj nga nënshkrimi i Kontratës.

Termat e detajuara të Referencës (TOR) për këtë shërbim mund të gjenden në faqen e internetit: www.albeiti.org.

Sekretariati Shqiptar ALBEITI fton firma konsulente të përshtatshme (“Konsulentë”) të shprehin interesin e tyre në ofrimin e Shërbimeve. Konsulentët e interesuar duhet të japin informacion që paraqet kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencën e përshtatshme për të kryer Shërbimet (në gjuhën angleze). Kriteret e vlerësimit janë:

(i)     Kualifikimet e përgjithshme dhe eksperienca e Konsulentit, përfshirë llojin e aktivitetit që ushtron dhe prej sa vitesh operon në këtë fushë;

(ii)   Përshkrime të kontratave të ngjashme, eksperiencë në kushte të ngjashme; dhe

(iii)  Aftësia teknike dhe menaxheriale e konsulentit, ekspertiza e stafit të Konsulentit.

Ekspertët kryesorë nuk do të vlerësohen në këtë fazë.

Konsulentëve të interesuar iu kërkohet t’i kushtojnë vëmendje Seksionit III, paragrafët 3.14, 3.16 dhe 3.17 të “Rregullores së Prokurimeve për Huamarrësit e Financimeve të Projekteve të Investimeve” të Bankës Botërore, botimi Korrik 2016, rishikuar në Nëntor 2017, (“Rregullorja e Prokurimeve”), që përcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit.

Konsulentët mund të bashkohen me firma të tjera për të rritur kualifikimet e tyre, por duhet të paraqesin qartë nëse bashkimi është në formën e bashkimit të operatorëve dhe/ose të nënkosulencës. Në rastin e bashkimit të operatorëve, të gjithë partnerët duhet të jenë përgjegjës bashkarisht dhe veçmas për zbatimin e kontratës, në rast se përzgjidhen fitues.

Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me metodën e Përzgjedhjes bazuar në Kualifikimet e Konsulentëve (CQ) të përcaktuar në Rregulloren e Prokurimeve.

Më shumë informacion mund të merret në adresën e mëposhtme gjatë orarit zyrtar 08.00 deri 16.30 nga e hëna deri të enjten dhe 08.30 deri 14.00 të premten.

Shprehjet e interesit mund të dorëzohen zyrtarisht në adresën e mëposhtme (personalisht, ose me postë, ose me e-mail) deri më 4 Gusht 2020.

 Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)

Në vëmendje: Z. Genci Tërpo, Drejtues i Sekretariatit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)

Adresa: Blv. “Zhan D’Ark”, Ish godina ME, Kati IV, Tiranë, Shqipëri

Tel: +355 4 2264645,

E-mail:sekretariati@albeiti.gov.al

Web: www.albeiti.org

 

 

 

TERMAT E REFERENCËS -SHËRBIME KONSULENCE PËR INFORMIMIN, SENSIBILIZIMIN DHE KONSULTIMIN ME TË GJITHË AKTORËT E MSG, KOMPANIVE NXJERRËSE, CSO MBI ZBATIMIN E PRONËSISË REALE(BENFICIAL OWNERSHIP) DHE NDRYSHIMEVE NË KUADRIN LIGJOR/RREGULLATOR MBI TRANSPARENCËN NË INDUSTRINË NXJERRËSE SI DHE KRIJIMI I REGJISTRIT PUBLIK TË PRONARËVE REALË KLIKO KËTU