Kërkesë për shprehje interesi-përzgjedhjen e një firme për shërbime konsulence për përmirësimin e aksesit për të dhëna EITI koherente, të besueshme, të kuptueshme si dhe dizenjimin e një portali open data për të dhënat EITI

Kërkesë për shprehje interesi-përzgjedhjen e një firme për shërbime konsulence për përmirësimin e aksesit për të dhëna EITI koherente, të besueshme, të kuptueshme si dhe dizenjimin e një portali open data për të dhënat EITI

Republika e Shqipërisë

Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse

Granti Nr.: TF0A6493

Titulli i paketës:     Përzgjedhjen e një firme për shërbime konsulence për përmirësimin e aksesit për të dhëna EITI koherente, të besueshme, të kuptueshme si dhe dizenjimin e një portali Open Data për të dhënat EITI

Nr. i Referencës:     ALBEITI/CS/CQ/E.1

Kjo Kërkesë për Shprehje Interesi publikohet pas Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit për këtë projekt, i publikuar në Development Business online No. WB3513-03/19, të datës 15 Mars 2019.

Republika e Shqipërisë ka marrë financim nga Banka Botërore për llogari të Sekretariatit Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri) dhe synon të përdorë një pjesë të financimit për shërbime Konsulence.

Shërbimet e konsulencës (“Shërbimet”) përfshijnë krijimin e një portali open data për EITI ku do të pasqyrohen online të gjitha të dhënat në lidhje me veprimtarinë e Industrisë Nxjerrëse, sipas ndarjes së re administrative dhe llojit të mineraleve për të gjitha lejet minerare për shfrytëzim dhe kërkim të mineraleve, qeratë minerare të marra dhe të përdorura, informacion në lidhje me gazin dhe naftën, si dhe dhënia e informacionit mbi tregues të tjerë demografikë, socialë, të punësimit dhe mjedisit të investimeve. Qëllimi kryesor i këtyre shërbimeve është mbledhja, përgatitja dhe prezantimi për publikim i të dhënave të plota teknike, ekonomike, ligjore dhe sociale të prezantuara në Raportet e EITI Shqiptar, krijimi dhe përdorimi i informacionit publik online që do të informojë publikun brenda dhe jashtë vendit, persona të ndryshëm dhe subjekte të interesuar në trendin e treguesve dhe në përgjithësi për zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre zonave duke arritur kështu objektivin e rritjes së qëllimit të raporteve EITI. Gjithashtu, synohet njohja, përdorimi, analiza dhe vlerësimi i të dhënave mbi treguesit ekonomiko – socialë dhe ligjorë të zonave të industrisë nxjerrëse. Periudha e zbatimit të kontratës do të jetë afërsisht 16 javë nga nënshkrimi i Kontratës.

Termat e detajuara të Referencës (TOR) për këtë Shërbim mund të gjenden në faqen e internetit: www.albeiti.org (homepage).

Sekretariati EITI Shqipëri fton firma konsulente të përshtatshme (“Konsulentë”) të shprehin interesin e tyre në ofrimin e Shërbimeve. Konsulentët e interesuar duhet të japin informacion që paraqet kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencën e përshtatshme për të kryer Shërbimet (në gjuhën angleze). Kriteret e e vlerësimit janë:

  • Kualifikimet e përgjithshme dhe eksperienca e Konsulentit, përfshirë llojin e aktivitetit që ushtron dhe prej sa vitesh operon në këtë fushë (40 pikë);
  • Përshkrime të kontratave të ngjashme, eksperiencë në kushte të ngjashme (50 pikë); dhe
  • Aftësia teknike dhe menaxheriale e konsulentit, ekspertiza e stafit të Konsulentit (10 pikë).

 Ekspertët kryesorë nuk do të vlerësohen në këtë fazë.

Konsulentëve të interesuar iu kërkohet t’i kushtojnë vëmendje Seksionit III, paragrafët 3.14, 3.16 dhe 3.17 të “Rregullores së Prokurimeve për Huamarrësit e Financimeve të Projekteve të Investimeve” të Bankës Botërore, botimi Korrik 2016, rishikuar në Nëntor 2017, (“Rregullorja e Prokurimeve”), që përcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit. 

Konsulentët mund të bashkohen me firma të tjera për të rritur kualifikimet e tyre, por duhet të paraqesin qartë nëse bashkimi është në formën e bashkimit të operatorëve dhe/ose të nënkonsulencës. Në rastin e bashkimit të operatorëve, të gjithë partnerët duhet të jenë përgjegjës bashkarisht dhe veçmas për zbatimin e kontratës, në rast se përzgjidhen fitues.

Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me metodën e Përzgjedhjes bazuar në Kualifikimet e Konsulentëve (CQ) të përcaktuar në Rregulloren e Prokurimeve.

Më shumë informacion mund të merret në adresën e mëposhtme gjatë orarit zyrtar 08.00 deri 16.30 nga e hëna deri të enjten dhe 08.30 deri 14.00 të premten.

Shprehjet e interesit mund të dorëzohen zyrtarisht në adresën e mëposhtme (personalisht, ose me postë, ose me e-mail) deri më 10 Gusht 2020.

Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)

Në vëmendje: Z. Genci Tërpo, Drejtues i Sekretariatit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)

Adresa: Blv. “Zhan D’Ark”, Ish godina ME, Kati IV, Tiranë, Shqipëri

Tel: +355 4 2264645,

E-mail:sekretariati@albeiti.gov.al

Web: www.albeiti.org

 

TERMAT E REFERENCËS -PËRZGJEDHJEN E NJË FIRME PËR SHËRBIME KONSULENCE PËR PËRMIRËSIMIN E AKSESIT PËR TË DHËNA EITI KOHERENTE, TË BESUESHME, TË KUPTUESHME SI DHE DIZENJIMIN E NJË PORTALI OPEN DATA PËR TË DHËNAT EITI KLIKO KËTU