10 Sht Kërkesë për Shprehje Interesi-Përzgjedhja e një Konsulenti Individual për hartimin e Strategjisë së Komunikimit për periudhën 2021 – 2022
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
(SHËRBIME KONSULENCE– PËRZGJEDHJA E INDIVIDËVE)
Republika e Shqipërisë
Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse
Granti Nr.: TF0A6493
Titulli i paketës: Përzgjedhja e një Konsulenti Individual për hartimin e Strategjisë së Komunikimit për periudhën 2021 – 2022
Nr. i Referencës: ALBEITI/CS/IC/C.3
Kjo Kërkesë për Shprehje Interesi publikohet pas Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit për këtë projekt, i publikuar në Development Business online No. WB3513-03/19, të datës 15 Mars 2019.
Republika e Shqipërisë ka marrë financim nga Banka Botërore për llogari të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri) dhe synon të përdorë një pjesë të financimit për shërbime konsulence.
Shërbimet e konsulencës (“Shërbimet”) përfshijnë përzgjedhjen e një konsulenti individual për përgatitjen e Strategjisë së Komunikimit për periudhën 2021 – 2022. Duke patur në fokus kërkesat e programit të komunikimit të EITI, hartimi i strategjisë do të synojë:
i) Grupet e palëve të interesit që janë të rëndësishëm për programin EITI (komunitetet lokale, qeverisja lokale, institucionet shtetërore, CSO-të, operatorët e industrisë nxjerrëse, gazetarët, studentët);
ii) Nivelin e të kuptuarit të palëve të interesuara mbi procesin EITI dhe raportimin EITI;
iii) Përhapjen e mjeteve të komunikimit me ndikimin më të madh;
iv) Dialogun kombëtar të informuar si dhe ndërgjegjësimin në rritje për përfitimet e EITI, procesin e zbatimit dhe parimet.
Periudha e zbatimit të kontratës do të jetë afërsisht 1 muaj nga nënshkrimi i Kontratës.
Termat e detajuara të Referencës (TOR) për këtë shërbim mund të gjenden në faqen e internetit: www.albeiti.org (homepage).
Sekretariati EITI Shqipëri fton konsulentë individualë të përshtatshëm (“Konsulentë”) të shprehin interesin e tyre në ofrimin e Shërbimeve. Konsulentët e interesuar duhet të japin informacion që paraqet kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencën e përshtatshme për të kryer Shërbimet (CV në gjuhët shqip dhe anglisht). Kriteret kualifikuese janë:
- Diplomë Universiteti në gazetari ose Marrëdhënie me Publikun;
- Diplomë master në gazetari ose Marrëdhënie me Publikun / Komunikim Masiv ose në fusha të ngjashme;
- Të paktën 5 vjet eksperiencë në media, komunikim;
- Eksperiencë në përgatitjen e strategjive të komunikimit në projekte ose në sektorin public ose privat;
· Eksperiencë me përdorimin dhe ndikimin e mediave elektronike dhe lidhjeve të gjera me rrjetin e medias së shkruar dhe vizive
- Preferohet të ketë njohuri/eksperiencë mbi standartet e komunikimit EITI;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze janë të domosdoshme.
Konsulentëve të interesuar iu kërkohet t’i kushtojnë vëmendje Seksionit III, paragrafët 3.14, 3.16 dhe 3.17 të “Rregullores së Prokurimeve për Huamarrësit e Financimeve të Projekteve të Investimeve” të Bankës Botërore, botimi Korrik 2016, rishikuar në Nëntor 2017, (“Rregullorja e Prokurimeve”), që përcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit.
Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me metodën e Përzgjedhjes bazuar në Konsulencën Individuale (ICS) të përcaktuar në Rregulloren e Prokurimeve.
Më shumë informacion mund të merret në adresën e mëposhtme gjatë orarit zyrtar 08.00 deri 16.30 nga e hëna deri të enjten dhe 08.30 deri 14.00 të premten.
Shprehjet e interesit mund të dorëzohen zyrtarisht në adresën e mëposhtme (personalisht, ose me postë, ose me e-mail) deri më 28 Shtator 2020.
Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)
Në vëmendje: Z. Genci Tërpo, Drejtues i Sekretariatit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Shqipëri)
Adresa: Blv. “Zhan D’Ark”, Ish godina ME, Kati IV, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 2264645,
E-mail:sekretariati@albeiti.gov.al;
Web: www.albeiti.org