09 Dhj Java EITI ne Kiev
Ky artikull u publikua fillimisht në faqen e internetit të Sekretariatit Ndërkombëtar EITI (eiti.org),
Duke bërë Standartin EITI më kuptimplotë
“Ne duhet të jemi inteligjentë dhe të drejtë në testimin e progresit që vendet janë duke bërë. Suksesi ardhshëm i EITI do të qëndrojë në vendosjen e këtij ekuilibri të drejtë. ” Arsyeton Clare Short në një artikull të kohëve të fundit mbi pëmirësimet e propozuara në Standartin EITI. Në takimin e Bordit të EITI Ndërkombëtar në Kiev më 9 dhe 10 Dhjetor do të diskutohen, ndër çështje të tjera, ndryshimet në sistemin e sigurimit të cilësisë EITI.
Të mërkurën dhe të enjten, Bordi do të diskutojë një sërë çështjesh tematike të tilla si raportimi dhe vendosja e transparencës së përfituesve realë në raportet EITI, monitorimin e progresit të vendeve që implementojnë EITI, duke prekur çështje të ndryshme qeverisëse të vendeve, si dhe duke vijuar me Konferencën Globale të ardhshme, që do të mbahet në Lima, Peru, në tremujorin e parë të vitit 2016.
Në prag të mbledhjes së Bordit, stafi i Sekretariatit të EITI Ndërkombëtar mori pjesë në prezantimin e raportit të parë EITI për Ukrainën, në Kiev. Raporti u prezantua në Forumin e Menaxhimit të Qëndrueshëm të Burimeve Natyrore me pjesëmarrjen e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë së Qymyrgurit, Z. Volodymyr Demchysyn dhe përfaqësues të kompanive dhe shoqërisë civile.