Institucionet publike dhe entet që qeverisin sektorin – Raporti EITI 2013-2014

Institucionet publike dhe entet që qeverisin sektorin – Raporti EITI 2013-2014

Institucionet publike dhe entet që qeverisin sektorin

Raporti EITI 2013-2014

 

instituc

Figura 1- Institucionet kryesore publike dhe linjat e raportimit

UntitledMinistria e Energjisë dhe Industrisë1 (“MEI” ose “Ministria”) është Ministria përgjegjëse për hartimin e politikave publike dhe mbikqyrjen e zbatimit të legjislacionit në sektorin e energjisë dhe të burimeve natyrore. Ajo operon nëpërmjet drejtorive përgjegjëse për zhvillimin e politikave publike në sektorin naftës, minerar, elektro-energjisë, burimeve të ripërtëritshme dhe efiçencës së energjisë dhe dreorinë e zhvillimit të industrisë dhe standarte teknike.

MEI është përgjegjëse për dhënien e liçencave për kërkim dhe prodhim në sektorin minerar, për vlerësimin e aplikimeve për marrëveshjet hidrokarbure dhe të drejtat konçensionare per ndërtimin e hidrocentraleve në Shqipëri. Marrëveshjet hidrokarbure dhe konçesionet e hidro-energjisë miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Misioni i Ministrisë në sektorin e energjisë është promovimi i vazhdueshëm dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik përmes:

  • nxitjes së investimeve private, vendase ose të huaja, në sektorin e energjisë duke promovuar një klimë ligjore tërheqëse për këto investime, dhe
  • zhvillimit të reformave të tregut në sektorin energjitik për të arritur objektivat kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian dhe zhvillimin e një Tregu Rajonal të Energjisë Elektrike.

MEI financohet kryesisht nga Buxheti i Shtetit në përputhje me ligjin e buxhetit. Të ardhurat e mbledhura nga sektori i energjisë përfshijnë tarifat e shërbimit dhe pagesat nga liçensat. Ministria operon përmes Sistemit të Thesarit te Shtetit, ku të ardhurat e mbledhura dhe disbursimet për shpenzime grumbullohen në llogaritë bankare të përbashkëta të Shtetit. MEI publikon në website informacion financiar lidhur me shpenzimet sipas natyrës dhe programit në faqen e internetit: http://www.energjia.gov.al/al/publikime/trasparence-per-publikun/te-dhena-financiare-te-mei.

Llogaritë vjetore të MEI auditohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si pjesë e aktivitetit të tij.

Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Shërbimi Gjeologjik Shqiptar mbështesin Ministrinë në arritjen e objektivave kryesore në sektorin e energjisë dhe burimeve.

Shoqëritë në pronësi të Shteti (SOE-të) të sektorin e energjisë dhe burimeve

Përfaqësuesit e MEI kryesojnë Bordin e Drejtorëve të shoqërive në pronësi shtetërore në sektorin e energjisë dhe burimeve. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes përgjegjese për politikat ekonomike, zotëron aksione në këtë sektor përmes zotërimit të:

  • Albpetrol Sh.a (100% të aksioneve) – kërkim, zhvillim dhe prodhim i naftës dhe gazit
  • Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Sh.a (“KESH”) (100% të aksioneve) – prodhim i energjisë elektrike
  • Operatori i Sistemit të Transmetimit Sh.a. (“OST”) (100% të aksioneve) – transmetim i energjisë elektrike
  • Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sh.a. (“OSHEE”) (100% të aksioneve) – shpërndarja e energjisë elektrike

Gjithashtu, Shteti zotëron 15% të aksioneve në shoqërinë ARMO Sh.a. angazhuar në përpunimin e naftës.

akbn Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) është themeluar si një entitet publik i veçantë që raporton tek Ministria përgjegjëse për Energjinë në përputhje me VKM Nr. 547 datë 9 Gusht 2006, të ndryshuar. Qëllimi kryesor i AKBN është zhvillimi dhe mbikqyrja e shfrytëzimit recional të burimeve natyrore në sektorin minerar, naftës dhe mbarë sektorin e energjisë bazuar në politikat qeverisëse në fuqi.

Për arritjen e misionit të saj, AKBN kryen funksionet të mëposhtme në sektorin e naftës, minerar, dhe energjisë:

  • Merr pjesë në zhvillimin e strategjive dhe politikave qeverisëse;
  • Kryen oponencën teknike shtetërore për studimet dhe projektet e zbatuara në këto sektorë;
  • Promovon burimet vendase të naftës, gazit dhe minerare si dhe mundësitë për energjinë e ripërtëritshme;
  • Negocion dhe mbikqyr zbatimin e marrëveshjeve të hidrokarbure dhe minerare;
  • Mbikqyr zbatimin e marrëveshjeve konçensionare në sektorin e hidro-energjisë;
  • Administron të dhënat e prodhuara nga sektorët dhe harton bilancin kombëtar dhe rajonal të energjisë sipas kerkesave të EUROSTAT2 dhe Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë3

AKBN drejtohet nga Këshilli Drejtues i përbëre prej shtatë anëtarësh duke përfshirë Kryetarin dhe Drejtorin Ekzekutiv. Të gjithë anëtarët emërohen nga Ministri i Energjisë dhe Industrise. AKBN kryen funksionet e tij publike përmes drejtorive të naftës, minierave, hidro-energjisë dhe energjisë së ripërtëritshme përgjegjëse për secilin sektor.

AKBN financohet kryesisht nga:

  • Buxheti i Shtetit për projekte të veçanta të zbatuara në sektorët e naftës, minierave, hidro-energjisë dhe të energjisë së ripërtëritshme;
  • Tarifat për shërbimet e kryera gjatë procesit të liçensimit dhe projekteve ndër-institucionale;
  • Shpërblimet (Bonuset) që rrjedhin nga nënshkrimi i marrëveshjeve të naftës;
  • Ekzekutimi e garancive të performancës që rrjedhin nga mos-zbatimi i kushteve të liçensë-marrëveshjve në sektorin e naftës dhe atë minerar;
  • Shitja e interesave shtetërore në marrëveshjet hidrokarbure;
  • Interesat bankare;
  • Donacionet etj.

AKBN nuk derdh në Buxhetin e Shtetit tepricën e të ardhurave mbi shpenzimet vjetore, por i mbart ato në vitet e ardhshme fiskale. AKBN administron llogaritë e veta bankare ku depoziton tepricën e fondeve. Llogaritë vjetore AKBN auditohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si pjesë të aktivitetit të tij, gjithësesi këto llogari ato nuk ishin publike në datën e këtij raporti.

shgjshShërbimi Gjeologjik Shqipëtar (SHGJSH) përfaqëson institucionin më të vjetër publik i cili vepron si këshilltar shkencor në përputhje me Ligjin Nr. 8366, datë 2 korrik 1998 “Për Shërbimin Gjeologjik”, ndryshuar nga ligji Nr. 9221, datë 15 prill 2004 dhe ligji Nr. 10227, datë 4 shkurt 2010. Në vitin 2015 Parlamenti Shqiptar miratoi një ligj të ri Nr. 111/2015 “Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar”, i cili shfuqizoi ligjin e parë. SHGJSH është përgjegjës për shume studime shkencore në fushën e hidrokarbureve, mineraleve, hidro-energjisë, etj. SHGJSH publikon në faqen e internetit www.gsa.gov.al projektet e zbatuara ose në zbatime. Projektet kryesore të ndërmarra në sektorin e energjisë dhe burimeve të përfshijnë:

  • Përpilimi i hartave dixhitale për sektorët minerar dhe hidro-energjisë;
  • Vlerësimi i mundësive minerare në zonën e Qafë Mali – Perlat;
  • Vlerësimi i mundësive të naftës në rajonin e Shtepëz në Veri të Delvinës;
  • Monitorimi i përdorimit dhe administrimit të ujërave nëntokësore, lumenjve dhe baseneve etj.

Përveç të tjerave, SHGJSH është përgjegjës për promovimin dhe negocimin e liçensave për kërkim në sektorin minerar dhe gjithashtu monitorimin e zbatimit të projektit për çdo liçensë të dhënë.

SHGJSH financohet nga Buxheti i Shtetit, tarifat e shërbimit dhe tarifat për oponencën teknike shtetërore dhe studimet gjeologjike.

ereEnti Rregullator i Energjisë (ERE) është një institucion i pavarur publik, përgjegjës për rregullimin e aktivitetit në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit natyror, organizuar në përputhje me ligjin Nr. 9072, datë 22 maj 2013 “Për sektorin e Energjisë Elektrike”, i ndryshuar, dhe ligjin Nr. 9946 datë 30 qershor 2008 “Për sektorin e gazit”. Në vitin 2015 Parlamenti Shqipëtar aprovoi ligjin e ri Nr. 102/2015 datë 23 Shtator 2015 “Për Sektorin e gazit natyror”, i cili shfuqizoi ligjin e parë. ERE është autoriteti përgjegjës për liçensim në gjenerim, transmetim, shpërndarje, furnizim dhe tregtim të energjisë elektrike. ERE drejtohet nga Bordi i Komisionerëve përzgjedhur nga Parlamenti Shqiptar.

ERE është përgjegjëse për:

  • Vendosjen e rregullave dhe kërkesave për liçensimin, transferimin dhe heqjen e liçensave në prodhimin, transmetimin, shpërndarjen, furnizimin dhe tregtimin e energjisë elektrike dhe gazit;
  • Përcaktimin e tarifave të shitjes me shumicë dhe pakicë, si dhe termat dhe kushtet për shërbimet e energjisë;
  • Mbrojtja e interesave të konsumatorëve të energjisë;
  • Zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes të liçensuarve dhe konsumatorëve dhe ndërmjet të liçensuarve;
  • Ruajtja e balancës së interesave mes të liçensuarve, konsumatorëve, Shtetit dhe pjesëmarrësve të tjerë në sektorin e energjisë;
  • Promovimi i konkurencës në sektorin e energjisë;
  • Krijimi i rregullave të tregut, dhe kodeve që rregullojnë aktivitetet e pjesmarrësve në sektorin e energjisë;
  • Përcaktimi i tarifave për të gjitha Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) në përgjithësi, dhe energjisë elektrike në veçanti.

ERE financohet nga tarifat për liçensat dhe tarifat rregullatore të paguara nga të liçensuarit në gjenerimin, transmetimin, shpërndarjen, tregtimin e energjisë elektrike dhe të liçensuarit në transmetimin dhe shperndarjen e gazit etj.

ERE raporton çdo vit Parlamentit Shqiptar “Për Situatën e Sektorit të Energjisë dhe Aktivitetin e ERE”. Raporti i aprovuar nga Palramenti publikohet në faqen e internetit të ERE: www.ere.gov.al  brenda tre muajsh nga mbyllja e periudhës në raportim. Pasqyrat Financiare vjetore të ERE publikohen në raportin vjetor të ERE. Llogaritë vjetore të ERE auditohen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, si pjesë e aktivitetit të tij.


1. www.energjia.gov.al
2. http://ec.europa.eu/eurostat/web/energy/data/energy-balances
3. http://www.iea.org/