16 Maj Idea – Projekti Juaj
Keni një projekt, apo ide për të zhvilluar një projekt lidhur me Industritë Nxjerrëse në Shqipëri? Mirëqeverisjen e burimeve tona natyrore dhe transparencën në vend? Mbi impaktin e këtyre industrive në ambjent apo në zhvillimin e ekonomive lokale?
Aplikoni pranë EITI Shqipëri dhe për projektet fituese, ne do të mbështesim implementimin në kuadër të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.
Shqipëria ka një industri nxjerrëse të mineraleve dhe naftës që po zhvillohet gjerësisht duke tërhequr investitorë vendas dhe të huaj. Sekretariati Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse, EITI Shqipëri punon për menaxhimin me transparencë të këtij sektori që nga viti 2009. Deri më tani janë publikuar raportet e transparencës EITI për 6 vite fiskale 2009-2014.
Projektet e sukseshme nisin me mbështetjen e partnerëve të duhur. Nëse ju keni një ide dhe dëshironi ta implementoni projektin tuaj, jeni të mirëpritur të aplikoni pranë EITI Shqipëri duke dërguar planin tuaj të projektit në adresën sekretariati@albeiti.gov.al deri më datë 15 Qershor 2016.
Aplikimi juaj duhet ti përmbahet formatit:
- Përcaktimi i Vizionit;
- Identifikimi i Problemit;
- Vlerësimi i Burimeve;
- Përcaktimi i Qëllimeve të Projektit;
- Zgjedhja e një Projekt – Strategjie;
- Hartimi i Planit të Vlerësimit
- Buxheti
- Kontaktet
EITI Shqipëri do të vlerësojë projektet që do të paraqiten dhe projektet fituese do të publikohen më date 1 Korrik 2016.
Për më shumë informacion rreth EITI Shqipëri vizitoni faqen www.albeiti.gov.al , si dhe mund të na shkruani në adresën sekretariati@albeiti.gov.al